Vizitë e paharruar te shkrimtari i madh shqiptar Hajro Ulqinaku

August 31, 2016   | Ngjarjet - Events

Gezim-Mucolli-Hajro-Ulqinaku-UlqinParaditen e të shtunes me 27 gusht 2016 vizituam shkrimtarin e nderuar dhe zonjën Violeta në shtëpinë e tyre.
Jemi rritur me krijimet letrare artistike të Hajro Ulqinakut si dhe duke shikuar programet e tij për fëmijë ne Radiotelevizionin e atëhershëm të Prishtinës .
Sa herë që lexonim vjershat dhe tregimet e Hajros bota jonë fëmijërore pasurohej plot fantazi me rrëfimet e bukura plot jetë për Ulqinin , kalanë,ranën dhe detin plot peshq dhe mrekulli.
Hajro është edhe babai i mikes tonë të mirë e të paharruar Xheraldinës.
Faleminderit për mikpritjen e bukur ulqinake miq të nderuar , Violeta dhe Hajro Ulqinaku.

 

Gëzim Muçolli Facebook