Komuna Ulqinit nënshkruan memorandumin e bashkëpunimit për ,, Parkun Publik ,, në qytezën e Katërkollës

September 1, 2016   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Komuna Ulqinit-Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit-Ana MalitNë kabinetit e Kryetarit të Komunës Nazif Cungu ku ishin të pranishëm përfaqesuesit e diasporës nga Shoqata Shqiptaro -Amerikane Ana e Malit në New York z. Ismet Kurti dhe Albert Salaj, përfaqësuesit e BL. Katërkollë Sabri Salaj dhe Safet Taipi, Kryetari i BKA-së Kabil Kurti dhe përfaqësuesi i KF. Ana e Malit Kabil Hoxha u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Ulqinit dhe diasporës për ndërtimin e ,, Parkut Publik ,, në të cilën parashihen ndërtimin i terenit për futboll të vogël , terenin e basketit dhe terenin e tenisit, këndin e lojrave për fëmijë si dhe infrastukturën përcjellëse.

Komuna Ulqinit-Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit-Ana Malit-1

Për realizimin e një investimi të tillë u ra dakort që të bëhët në disa faza dhe të jetë një investim i përbashkët Komuna e Ulqinit – Diasporë.
Kryetari i Komunës ju bëri një elaburim të gjendjes së përgjithshme në të cilën ndodhet Komuna , projektet në realizim dhe mundësite e projekteve dhe hapsirave që diaspora mund të investojë dhe ta vazhdojë thellimin e bashkëpunimit edhe në fusha tjera. Përfaqësuesit nga diaspora falenderuar kryetarin për mikëpritjen dhe duke dhënë sugjerimet dhe vlerësimet e tyre premtuan bashkëpunim më institucionet e vendit dhe investime publike edhe në disa fusha tjera. Në fund nënshkruesit e memorandumit dhënë deklaratat pë media, ku folën edhe projekte tjera në të ardhmen.