Qamil Çapriqi dhuron pesë mijë dollar për zjarrfiksat e Ulqinit

September 2, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Zjarrfiksat e Ulqinit-Vatrogasno UlcinjShqiptari nga Krytha i cili jeton dhe vepron në SHBA, pak çaste më parë i dhuroi zjarrfiksave të Ulqinit donacion me vlerë pesë mijë dollarëve.

Përfaqësuesit e Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit në Ulqin kanë fituar, mbas një sërë lëvdatash për sakrificën e treguar veçanërisht për luftën me zjarrin në Mal të bardh, edhe ndihmën e parë konkrete, raporton portali Ul.info.

Emigranti nga Krytha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Qamil Çapriqi, dha donacion me vlerë pesë mijë dollar këtij institucion. Një donacionin tjetër eshtë nga Ilir Çobaj, ku furnizoi nga SHBA kostumet mbrojtëse për zjarëfikëje me vlerën e 500 dollarëve.

Përfaqësuesit e Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit në Ulqin kanë fituar, mbas një sërë lëvdatash për sakrificën e treguar veçanërisht për luftën me zjarrin në Mal të bardh, edhe ndihmën e parë konkrete.

Këto mjete do të përdoren për blerjen e kostumeve mbrojtëse për zjarrfikësit ose ndonjë pajisjeje tjetër e cila është e nevojshme për këtë Shërbim.

YouTube Preview Image YouTube Preview Image

 

 

 

2