Kompania MBMNON e interesuar të investojë në Ulqin

September 8, 2016   | Ekonomia / Ekonomija

Kompania MBMNON-Nazif-Cungu-UlqinKompania MBMNON nga Jordani e interesuar të investojë në Ulqin

Kryetari i komunës Nazif Cungu priti në takim përfaqësuesit e kompanisë MBMNON nga Jordani,  zotërinjtë Moufaq Tadmnen dhe Ali Bathboolti.
Ata thanë se janë të interesuar  që të investojnë në bujqësi  dhe sipas analizave të tyre  qyteti ynë  ka kushtet klimaterike  më të përshtatshme  si dhe cilësinë  e tokës.Në qëndër të  biznesit të tyre është  mbjellja e duhanit dhe jonxhës ,prodhime këto  që më vonë  do të  eksportoheshin në tregun  e Lindjes së afërme.
Kryetari Cungu  përshëndeti iniciativën e mysafirëve  dhe u shpreh i gatshëm  që tu dalë në ndihmë. Ai sëbashku me  ta vizituan disa  lokacione  që mund të jenë tërheqëse  për këtë lloj biznesi.
Krahas kësaj  investitorët  nga Jordani  janë  të interesuar edhe për  grumbullimin dhe eksportin e  mandarinave dhe pemëve te  tjera.