Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nderon me mirënjohje Gjylaver Avdiun

September 9, 2016   | Shtypi / Mediji

Mirnjohje-Gjylaver Avdiut nga UlqiniGjeke Gjonaj

Kryesia e Organizatës së   Veteranëve të  Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  e ka nderuar me mirënjohje veprimtarin e saj  ish – mërgimtarin  në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  Gjylaver Avdiun  për kontriburtin e dhënë në Luftën Çlirimtare të Kosovës. Atij  me  këtë mirënjohje i njihet statusi i veteranit të  Luftës Çlirimtare të Kosovës. Gjylaver Avdiu gjatë  Luftës  së UÇK-së ka qenë sekretar i Fondit “ Vendlindja thërret” për lagjet e Nju-Jorkut – QUEENS dhe BROOKLYN. Po ashtu ka qenë anëtar i Shtabit  të UÇK-së të Diapsorës së Nju-Jorkut. Kryesisht ka qenë i angazhuar për kontributet e asaj pjese të diasporës që vinte nga trojet shqiptare në Mal të Zi.

Gjylaver Avdiu

Avdiu thotë se ndihet e nderuar për këtë mirënjohje  pasi që ajo iu dha nga një organizatë  ku njerëzit e sak kanë  ndihmuar në mënyra të ndryshme  çlirimin e Kosovës dhe sjelljen e lirisë dhe pavarësisë së popullit  të   Kosovës nga forcat ushtarake policore dhe administrata okupuese  e Serbisë në Kosovë  në vitet 1998 -1999.

“ Kjo mirënjohje nuk më takon vetëm mua, por   çdo anëtari të Fondacionit “ Vendlindja thërret” në Nju – Jork, çdo donatori të saj dhe  secilit anëtarë të Shtabit të UÇK-së që ka sakrifikuar e nuk ka kursyer asgjë  në  përpjekjet e tyre për çlirimin e Kosovës dhe për lirinë e popullit të saj.  Askush nga ne në mërgim   në ato vite nuk e dinte fatin e kësaj lufte çlirimtare. Por ne  bënim detyrën  tonë kombëtare e atdheetare që kishim ndaj  bashkëkombasve  tanë në Kosovë, duek mos na shkuar mendja për lëvdata Ndërkaq,  tani  kur  Kosova është e lirë  mirënjoha natyrisht se  paraqet  nderim dhe kënaqësi”, shprehet Avdiu.