Reagon Nika: Mos e pritshi bajramin e vogël dhe zgjedhjet jo se jo – nëse na e paskani “ punuar” edhe këtë punë..?!!

September 10, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Reagon : Muhamet Nika,

Nuk po them se dua t’i besoj Urës.., por po shtoj që edhe vetë zotri  Cungu dhe zotri Loro…., isha kryetarë parlamenti ETJ…, po kurrë ” nuk preka në mega projekte të planit hapësinor për Ulqin-  që peshojnë milijarda euro për arsye banale  ose të çmendura. Ashtu  si po u akuzojnë juve- se i  keni prekur,  dhe  ju nuk i demantuat , përveç se pjesërisht për Valdanos…. ?!Fjalën e kemi   në  akuzën rreth çështjes së  supërstadës  Evropë – Azi, që e penguat..?!

 Athua se kështu do bëni edhe me gaz sjellësin – përsëri Evropë Azi, që përsëri parashihet të kalojë diku  afër Shasit- me një minifabrikë përcjellëse  në Shtodër..?!!

 Po përse , investimi te Krytha(afër shkollës) , nuk u  orientua në  zonën industriale të fshatit – të përcaktuar me vendim kuvendi …, amos  keni njohuri ?!! Të gjitha këto na bëjnë të  dyshojmë se janë akuza të vërteta dhe shprehemi si më poshtë..?!!

 

Nëse qëndron konstatimi , se gjuha e armikut nga njëherë është më  e vërteta, atëherë  kur cekim këtë, mendojmë në    reagim e  Urës e cila , akuzoi Cungun , që ky   ish marrë vesh  “ tinëz” me Gjukanoviqin , që superstrada e Adriatikut …, të mos hyjë në territorin shqiptarë nga Ulqini- Ana e Malit, por nga komuna e Podgoricës…?!

Sikur edhe këtë të na e kenë punuar prapa krahëve atëherë u raftë “nama “ e titullit …, sepse kemi të bëjmë me një gabim të pa riparueshëm historik. Kështu  , pas këtij akti- krim…., jo që duheni të  përzëheni, prej kryesisë së komunës , por edhe prej qytetit të Ulqinit – fare të gjithë sa jani..?!!

E miza më dogji se akuza qëndron,  kur do eksperta të Anës Malit, në kuvendin e Ulqinit të kësaj përbërje- dhanë vërejtje që supërstrada e planfikuar nëpër Mal të Shasit(aty ku mund të jetë paraparë edhe ndonjë studim lokacioni..?!”- të zbresë më poshtë, por t’i ikë edhe Shtodrit?!!!

Pasi rrugët  e tillë , nuk shkojnë”  për hava..”, atëherë po duket :  kush prej” dredhisë..” e kush prej “ marrëzisë ..” ia dhanë Podgoricës…?!! Në vend se Ulqinit..?!

Rroftë Edi Rama si ulqinak  nderi…?!!

Ja një lajm shumë interesantë që unë e pata ruajtur(viti 2015) në follderin e kompjuterit tim “ Gjëra për memorije..” ku  Edirama- proboja  i Fatmir Gjekës- por pa Ferat Dinoshën , që nuk mori pjesë në inagurim…?!! Kish kërkuar  të mos ndrrohet  terasa e supërstradës e paraparë me plan hapsinor në për Ulqin….?!!

Magjistrala e Jonit qe kalon neper Ulqin

Nova-trasa-jadransko-jonskog-autoputa/ ulazi u Albaniji  kroz teritoriju opštine  Ulcinja, a ne kod Božaja ( portal Analitika…)?!!

 

Kjo vërtetohet sipas dokumentit  të cilin e kish miratuar Komisioni  i Këshillit Evropian, pasi kryeministri Edi Rama , kishte kritikuar  Zotin Milo Gjukanoviq se është duke diskriminuar  shqiptatët e qytetit të  Ulqinit me shumicë shqiptare duke ndërruar projektin bazë nga plani hapësinor …?!!

Këtë  akuzë , më vonë , sikur e vërteton edhe insistimi i Gjukanoviqit – për demant nga shteti shqiptar, kur  permes Dinoshës, i cili  për ta shpëtuar  e shpërla –  kish kërkuar shpejt e shpejt nga   ambasadori i vet Ferhat Dinosha, që t’i sigurojë një dekoratë nderi  nga presidentin Nishani- për mbrojtjen e shqiptarëve në këtë republikë  e  që  iu dha përmes Ilir Metës në kuvendin e Malit të Zi…, derisa deputetët serbë demek protestonin kundër ?!!!

OPOZITA-SERBE

Nuk e di , por kur shikoj këtë fotografi- më duket se puna  e protestës “ishte e kurdisur”. Dhe e gjithë kjo – e sidomos shikimi i Pegjës…, më ngjallë dilemat e asaj fotografisë “hertetike..” të Leonardo  Davinçit…?!!!

 

Muhamet NikaSudski tumač- Përkthyes gjyqësor  “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin

Adresa:  zgrada  SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin

Telefon-i:               068 264 122

Email-i : muhamet-nika@hotmail.com

Albanski jezik-  prof. Albanskog  jezika

Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe