Noizy në rrezik jete, plagoset në kokë dërgohet në QKUK

September 13, 2016   | Lajmet / Vijesti

Noizy në rrezik jete(I plotësuar)-Burime të Indeksonline marrin vesh që Ylber Abdullahu –Cozman, vllau i tij  dhe miku i tij i afërt Albert Krasniqi janë tre personat e arrestuar nga Policia e Kosovës për plagosjen e Noizyt.

Të shtëna armësh mes dy reperëve, Noizy i plagosur në kokë dërgohet në QKUK(Foto)

Noizy në rrezik jete-1

Nga burime të Indeksonline është kuptuar se Noizy është i plagosuri në fjalë i cili është dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.

Noizy thuhet të ketë marrë plagë në kokë, ndërsa anëtarët e tjetër të grupit OTR tashmë janë parë para hotelit në fjalë, raporton Indeksonline.

Të shtëna armësh kanë filluar pas një përleshje ndërmjet reperit Noizy dhe Cozman.

Të dy reperët gjendeshin sot në parkingun e hotelit ‘Swiss’ në Prishtinë ku edhe kishte filluar përleshja.

Ndërsa në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur emergjenca dhe Policia e Kosovës, raporton Indeksonline.

 

Indeksonline