New York : Çfarë mrekullie bëjnë Shqipëtarët e Amerikës !

September 14, 2016   | Bota

Beqir SINA – New York City

Samiti i 70-të i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara – Shqiptarët e Amerikës, vendosën Shtatoren e Shejteresh Nena Terezes, në kryeqëndrën e botës- New York

beqir-sina-mark-gjonaj

Në foto autori Beqir Sina me asambleistin shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj

Daghamarskojd Plaza UN : Sheshi i kryeqëndrës së botës, është i zbukuruar dhe hijeshuar, si asnjëher tjetër, duke na bere edhe ne shqiptarëve të Amerikës edhe me shumë krenarë, se jemi Shqiptarët e Nënë Terezes dhe jemi duke e pritur këto ditë mbarë botën, me Shtatoren e të Shejtës Nëna Tereze.

 

Kjo, shtatore e madhërishme, e vendosur në sy të të gjithë botës, e përuruar këtë fund javë — ajo javën tjetër në Nju Jork do të presë të gjithë ata që do të “zbarkojnë” nga mbara bota.

 

Mbretër, Persident, Kryeministra, ministra, udhëheqës fetarë nga mbarë bota, politikanë, artistë, sportistë, afaristë, biznesmenë dhe gazetarë nga i gjithë planeti – do të falen para kësaj Shtatore të Shejtë, e cila do të shëndërris në mes të këtij sheshi në metropolin e botës, qytetin e New Yorkut.

nana tereza-new-york

Qytet, ky i cili do të këtë shtatoren më të lart dhe më të bukur – ngjyrë floriri – dhe shpirt floriri, ashtu si e kishte vet kjo Nënë e Madhe – Nëna e gjithë Botës – Nena jonë Nëna Tereza me gjak Shqiptare.

 

Javën e ardhshëme, ky shesh Daghamarskojd Plaza – do të bëhet edhe kryeqendra e botës – aty do të flitet për gjithë botën për gjithë planetin, do të flasin burrshtetasë në të gjitha gjuhët e botës, aty do të jetë e gjithë bota , mbarë njerëzimi, të të gjitha racave, kombësive dhe të gjitha besimeve fetare.

 

Pikërisht, aty ku jo shumë larg tashmë, shqiptarët e Amerikës bënë një mrekulli tjetër. Ata fund javën e kaluar, teksa vendosën Shtatoren e Shejterësh Nëna Terezes, pikërisht në vendin ku javën tjetër do të mblidhet Samiti i 70-të i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

 

Tani ky shesh dhe ky vend i bekuar – ka për të folur shqip me vetë emrin edhe me bekimin e Shejtëreshës shqiptare Nëna Terezes – krenarisë sonë Shqiptare, në mes të Amerikës.

 

Beqir Sina