SeanemaTalks prezanton: Hadixha GJONI

September 14, 2016   | Lajmet / Vijesti, Reportazh / Reportaža

Paneli i parë diskutues “Thyerja e tavanit të qelqit”
E enjte, 15 shtator 2016, 21:00h, Plazhi i Otrantit

Hadixha GJONI

Hadixha Gjoni është me profesion ekonomiste. Karrierën e saj politike e filloi në vitin 1987 si delegate e Këshillit të Punës së Përbashkët në Kuvendin Komunal të Ulqinit. Deri në vitin 1990 ishte delegate dhe Nënkryetare e Këshillit të Bashkësive Lokale, si dhe anëtare e kryesisë së KK Ulqin. Gjithashtu, shërbeu si këshilltare e Kuvendit të parë shumëpartiak në Komunën e Ulqinit prej vitit 1990 deri në vitin 1992.

Hadixha Gjoni mori pjesë aktivisht në themelimin e Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi. Tani ajo është nënkryetare e partisë dhe kryetare e Forumit të gruas të këtij subjekti politik. Prej vitit 2002 e deri më sot drejtoi klubin e këshilltarëve të UDSH-së. Në mars të vitit 2016 u emërua Nënkryetare e Komunës së Ulqinit.

Përveç angazhimit të saj politik, Hadixha njihet për kontributin e saj edhe në sektorin joqeveritar, si edhe në organizata dhe fondacione ndërkombëtare. Ajo është një nga themelueset e Shoqatës së grave “Anima”, Qendrës për zhvillimin e sipërmarrjes te gratë, Institutin për politika gjinore “Dulcinea”, Rrjetin për afirmimin e sektorit joqeveritar (MANS) – ku për një periudhë të caktuar kohore ishte anëtare e Këshillit drejtues.

 

Seanema Film Festival Facebook