“Koha Javore”: Qeveria kërkon një firmë fiktive për Valdanosin?

September 15, 2016   | Ekonomia / Ekonomija

Montenegro,Valdanos,Golf,Beach,Spa & Congres Resort-Cubus LuxMbas vizitës së fundit në Ulqin të kryeministrit Millo Gjukanoviq është e qartë se Qeveria e Malit të Zi nuk planifikon të kthejë pronën në Valdanos, shkruan e përjavshmja e vetme në gjuhën shqipe në Mal të Zi „Koha javore“, raporton portali Ul.info.

„Me këtë sjellje, më sakt mosveprim të tyre, ata edhe një herë dëshmuan inferioritetin ndaj politikës shtetërore duke u sjell ndryshe kur janë përballë Podgoricës e ndryshe me aktorët vendorë në Ulqin, dhe duke e përdor Valdanosin si mjet për përfitime politike“.

„Pas dështimit për t’u dhënë me qira për shumë vjet një firme fantazmë, me prefiksin britanik, siç ishte Cubus Lux, është evidente që për Valdanosin qeveria kërkon një Cubus Lux të ri“.