Formohet “koalicion i madh” Forca, UDSh-ja dhe ASh

September 16, 2016   | Lajmet / Vijesti, Politika
Formohet koalicion i madh Forca, UDSh-ja dhe ASh-1Bashkangjitja e subjektit te trete me te madh shqiptare koalicionit FORCA – UDSH – ASH për zgjedhjet parlamentare 2016

 

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicionin parazgjedhor mes Forcës së Re Demokratike dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve, sot këtij koalicioni i është bashkuar edhe subjekti i tretë më i madh politik shqiptar në vend, Alternativa Shqiptare.
Nëpërmjet këtij koalicioni, që përfshin tre partitë kryesore shqiptare të Malit të Zi, garantohet fuqizimi i faktorit politik shqiptar në vend duke mundësuar më shumë ndikimin në vendimmarrje dhe në jetën politike të Malit të Zi. Koalicioni i përbërë nga tre forcat më të mëdha politike, në përbërje të së cilës bashkohen dy deputetë shqiptar, kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit dhe Kryetari i Komunës së Ulqinit, synon një strategji afatgjate e cila ka për qëllim vendosjen e interesave kombëtare mbi ato personal.

Për shumë vite përçarjet politike dhe ndasitë personale kanë bërë që fragmentizimi i votës së shqiptarëve në Malin e Zi të dëmtojë vetë faktorin shqiptar në vend, duke e dobësuar atë ndjeshëm e mandej shkaktuar humbjen e mandateve politike çka ka sjellur pasoja të rënda për komunitetin shqiptar. Ndaj, bashkimi i votave të shqiptarëve sot, është më i mundur se kurrë si një parakusht për sigurimin e më shumë ndikimi në interes të të drejtave shqiptare dhe kauzave të tyre.
Përfaqësuesit e Forcës, UDSh-së dhe ASh-së përsërisin thirrjen e tyre drejtuar aktorëve dhe faktorëve të tjerë politik shqiptar brenda dhe jashtë vendit që për hir të interesit kombëtar, të bashkojnë forcat, dhe të bëhen pjesë e këtij koalicioni të madh të shqiptarëve të Malit të Zi.

Shërbimi për Informim FORCA

Formohet koalicion i madh Forca, UDSh-ja dhe ASh-2Formohet koalicion i madh Forca, UDSh-ja dhe ASh

Formohet koalicion i madh Forca, UDSh-ja dhe ASh-3