Qani Osmani: Në cilin “mulli” do të bluhen votat e shqiptarëve ?

September 17, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Qani-Osmani-UlqinPartitë politike shqiptare e kanë edhe një shans të rikthejnë besimin e elektoratit zgjedhor shqiptarë. Nëse ato vonohen në këto sprova,ka të tjerë që atyre do tua diktojnë kushtet për të qenë dekor qeveritar. Ende nuk e kemi të qartë se çfarë i bëjnë të ndihen mirë ato politikanë shqiptarë,përfaqsimi i të cilëve edhe në të ardhmen do të ketë vetëm efekte dekorative të pushtetit. A do të vazhdojë edhe në të ardhmen mulliri i DPS (Gjukanoviqit) të bluajë “ unitetin “ politik të shqiptarve ?

Qani Osmani

Mali i Zi sërish ndodhet para një teatri zgjedhor,i cili pritet të shfaqet brenda muajit tetor. DPS në krye me Gjukanoviqin mund të jetë sërish i sigurtë në fitoren e radhës,ndërkohë që partitë opozitare malazeze do të mundohen,kush më shumë e kush më pak,të nxjerrin kushtëzime të ati përatyshme,për ta bërë sa ma interesante fushatën dhe debatin parazgjedhor.

Legjitimimi i pushtetit politik në Mal të Zi përmes zgjedhjeve,asnjëherë nuk ka ndodhur si proces i izoluar nga makineria e përpunimit të opinionit publik nga ana e DPS,dhe se rotacioni i pushtetit në Mal të Zi është kuptuar si “ ndryshim klimatik “, që duhet të vijë vetvetiu bashk me ndryshimin e stinëve.

Por,analizat e atyre që merren me kritikën ndaj pushtetit,do të duhej të kenë në thelb edhe një problem tjetër,të cilin ne shumë pak e problematizojmë: çfarë kualiteti dhe fuqie vjen nga zëri i “ opozitës”. Përderisa opozita Malazeze vazhdon të barrikadohet rreth disa kushtëzimeve periferike,në anën tjetër Partitë politike shqiptare,konkurrimin politik vazhdojnë ta zhvillojnë pa një frymë të përbashkët bashkpunimi dhe bashkërendimi.

Sipas disa paralajmrimeve dhe deklarimeve të lidereve partiak,partitë polike shqiptare duket se do të vazhdojnë të ndara në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Një gjë e tillë është e pritur nga opinioni shqiptarë,ngase se këto lider të partive politike dhe shumë funksioner të lartë dihet që moti se në politik gjithnji kohën e kanë me shi,dhe ndihen të sigurtë nën “ ombrellën “ e DPS të Gjukanoviqit.

Përçarjet dhe mosmarrveshjet brendashqiptare në Mal të Zi po ndodhin në kohën kur këtu mëhalla politike ka peshë më të madhe se çfar do lloj bashkërëndimi për çëeshtje madhore që kanë të bëjnë me avansimin e të drejtave të shqiptarëve. Që të pengohet ky provincializëm i më tejmë i politikës,shqiptarëve në Mal të Zi iu nevojitet përfundimisht një koncentrim i vullnetit