Fillon aksioni i pastrimit të nëndetit të Ulqinit + Foto

September 18, 2016   | Shoqëria / Društvo

aksioni i pastrimit të nëndetit të UlqinitOrganizuar nga Instituti për Biologji Detare me seli në qytetin e Kotorit, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit, gjegjësisht me përkrahjen logjistike të Zyrës për Marëdhënie Ndërkombëtare dhe Projekte, fillon aksioni i pastrimit të sipërfaqes së nëndetit nga mbeturinat si dhe materijalet tjera të ngurta të grumbulluara gjatë viteve.

Me angazhimin e Klubit të zhytësëve “D’Olcinium“ , si fazë e parë, fillimisht u pastrua sipërfaqja nënujore rreth Molit të Vogël, ku në ditët në vijim aksioni i pastrimit do vazhdojë në afërsi të “Kacemes”, Molit të Madh, si dhe në sipërfaqen nënujore dhe vijën bregdetare në mes të gadishullit Suka dhe plazhit të ish hotelit “Galeb”.

Aksioni i lartëpërmendur zhvillohet në kuadër të projektit strategjik IPA DEFISHGEAR.

Ulcinj Marine Fauna Protection and Cultivation Facebook