Nika: Dje në urën e dashnorëve, kokë në vete, mylla 3 dryna…?!!

September 22, 2016   | Opinione

Urën  e Kaltër në PrizrenShkruan Muhamet Nika

A e dini se mbi Urën  e Kaltër në Prizren  çifte të dashuruara në martesë të bindur në sinqeritetin e vet  TË DASHURISË, zakonisht  kur  lidhin kurorë,  mbyllin nga një dry  mbi  Urë…!!! Duke   kujtuar  që me këtë  masë sigurie , do mund të mbrohen  nga naleti( shejtan ….), kurse çelësin e mbajnë me fanatizëm  të fshehur …?!

Dhe vet  dje,  duke qenë i kënaqur  me kurorën e lidhur të politikes shqiptare – të  te tri kolonave, kuptohet se ishte krejt  normale , si i lumtur që   isha,  të marr rrugën për Prizren, që në emër të tyre  të mbylli 3 dryna…?! Duke besuar thellësisht  në sinqeritetin e dashurisë  politike  që kanë:  si dashnorë të vjetër politikë… , se  sa  në besimin për  fitoren e tyre   që llogarisin  ..?!

Mos ma shihni për të madhe por çelësin  vendosa kësaj here  ta mbajë vetë sepse nuk i dihet njëherë të merr  ai tjetri  sysh (Milloja…) dhe e pat puna…?!! Për këtë isha i motivuar , sepse këto kolona, pamë se  u arritën me shumë mundime dhe siç thanë – ishin të hapur për të gjithë….,  kush desh të hyjë mundi të hyjë, qoftë  vertikalisht  qoftë  horizontalisht…?! Veç  se kishin një problem të vogël- partinë e Prosperiteti nuk e donin si emër në listë?! Asaj i ofrohej hyrje – vetëm me shnet e me jetë dhe me këmbë  …pjetë ?!

Andaj vetë si kryetar i kuvendit themelues  të PPD-së,  nuk është se  vendosa ta shuaj  si parti – me ligj.  Por ajo  në këtë rast  vetë po shuhet?! Sepse ligji është i qartë : kur një parti 3 herë radhazi nuk del në zgjedhje njehet e ç ’regjistruar…?!!

Shikoni ju lutem  dhe mos dëgjoni  gojët  e liga të cilat” nuk pritojnë “ e  përrallisin se unë  shumë shpejt-   u pendova dhe ndërrova   rrugë  për  te një “hoxhë i mirë”…..,punë magjish  si thonë?!

Jo kurrë…. , as se si – mos dyshoni !!! Nuk mund ta bëj   sepse nuk mundem pa “dashnorët e vjetër…”hahata…,?!  Prosperiteti  pastë rahmet …?! Sepse mallin e tij  ma (na ) heqin këta të 3 kolonave ekzistuese  që kemi…?!!! Kuptohet se  jeni edhe ju dakord, që i ngjasin si veja vesë- njëra tjetrës, përveç  se në përqindje të mjeteve që marrin  për financim…?!!!!

Muhamet NikaSudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin

Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin

Telefon-i: 068 264 122

Email-i : muhamet-nika@hotmail.com

Albanski jezik- prof. Albanskog jezika

Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„