D’olcinium International Festival Ulqin 2016

September 23, 2016   | Turizmi / Turizam

D’olcinium International Festival - Ulqin-Ulcinj-MontenegroPo ju njoftojme edhe njehere qe, Organizata Turistike e Ulqinit ne bashkëpunim me Komunën, dhe afaristët e Ulqinit për herë të tretë do të organizoj manifestimin D’olcinium International Festival që do të mbahet prej 23 deri me 25 shtator 2016.
Me këtë manifestim  njëkohësisht do të filloje me promovimin e ofertës turistike për vitin e ardhshëm 2017.
Qellimi i këtij manifestimi është edhe prezentimi i vlerave kulturore dhe folklorike te Ulqinit dhe rajonit ne një vend.

Manifestimi do të filloj me 23 shtator ku do behet pritja e mysafireve dhe akomodimi i tyre. Me date 24 shtator do të ketë program artistik per te gjithe te pranishmit dhe  do të vazhdoj me defilen e grupeve folklorike në ora 18.00h nga Plazha e vogel deri në Qendër për kulture ku edhe do te mbahet koncerti me fillim ne ora 19.00h.

Nata finale e koncertit folklorik do të mbahet me 25 shtator poashtu në Qendër për kulturë me fillim ne ora 19.00h ku pas koncertit do kemi nje koktej per te gjithe pjesemarresit dhe perfaqsuesit e mediave. Kokteji do filloj ne ora 21:30 ne Hotelin Mediteran.

Qyteti do te jete perseri i zbukuruar me kostume, etno detaje dhe muzike tradicionale, sepse ky festival per cdo vit ka nje numer me te madh te pjesemarresve sic jane nga Mali i zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Shqiperia, Rumania, Turqia etj etj.
Mire se vini !!!

D’olcinium International Festival - Ulqin-Ulcinj-Montenegro-1

D’olcinium International Festival - Ulqin-Ulcinj-Montenegro-2

D’olcinium International Festival - Ulqin-Ulcinj-Montenegro-3