“Kërcimi i Drenushës”, përurohet në Ulqin

September 24, 2016   | Kulturë / Kultura

Kërcimi i Drenushës-libri-i-nexhat-halimitBotimi i këtij libri vjen si bashkëpunim i botuesit Gazmend Çitakut dhe autorit Nexhat Halimi

Në kuadër të botimeve shqipe në Mal të Zi, të shtunën, me fillim në ora 18, në bibliotekën e qytetit do të bëhet përurimi i librit me poezi “Kërcimi i Drenushës”, të autorit Nexhat Halimi, shkruan KultPlus.
Botimi i këtij libri vjen si bashkëpunim i botuesit Gazmend Çitakut dhe autorit Nexhat Halimi, bashkëpunim ky i cili gjithmonë për dashamirët e artit sjell risi dhe befasi të këndshme. Kësaj here u botua libri i cili në vete përmban 108 poezitë kushtuar Ulqinit. Prej të cilave 41 janë për fëmijë dhe të rijnë ndërsa të tjerat për lexuesin më serioz. Për librin do të flasë Rrustem Berisha dhe Ali Gjeçbritaj/KultPlus.com