Partitë shqiptare në zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi – Video

September 24, 2016   | Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Gjekë-Gjonaj-UlqinNë zgjedhjet parlamentare të 16 tetorit në Mal të Zi, forcat politike shqiptare garojnë në tri lista zgjedhore. Analistët shqiptarë vlerësojnë se kjo ndarje mund të ndikojë në përçarjen dhe copëtimin e elektoratit duke minimizuar përfaqësimin politik të shqiptarëve në Parlamentin e Malit të Zi.

Edhe këto zgjedhje parlamentare do të mbahen me kodin e vjetër zgjedhor. Ky kod cilësohet si i papërshtatshëm, pasi vlerësohet se komunitetit shqiptar i takojnë më shumë vende në parlament sepse përbëjnë 5% të popullsisë në Mal të Zi.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj  përgatiti kronikën.

YouTube Preview Image