Koalicioni shqiptar “Më një qëllim” në Malin e Zi publikon programin
DISA PIKA NGA PROGRAMI POLITIK DHE SHOQËROR
Do të angazhohemi për:
- avancimin e të drejtave të Shqiptarëve në Mal të Zi në sferen e të drejtave për gjuhen shqipe, flamurit, rekonstruimit të shkollave ekzistuese në gjuhen shqipe dhe ndërtimit të shkollave të tjera në rast nevoje, përmirësimin i teksteve mësimore në gjuhen shqipe, mësimi i historisë shqiptare- ilire, sigurimi i kuotave të regjistrimeve në Akademinë e policisë dhe ushtrisë për popullaten shqiptare, lehtësimin i regjistrimeve të studenteve në Universitetet e Mali të Zi dhe atyre në Shqipëri dhe Kosovë.
- ndryshimin e Ligjit për qeverisjen lokale me qëllim të arritjes së Tuzit-Malësisë si komun e plotë, decentralizimit të pushtetit lokal në marrjen e vendimeve për të gjitha çështjet shoqërore dhe ekonomike.
- ndryshimin e Ligjit mbi financimin e qeverisjes lokale ku komunat do të kenë të ardhura më të mëdha me qëllim të rritjes së pavarësisë së tyre financiare.
- ndryshimin e Ligjit mbi të ashtuquajtura të mirat detare me qëllim që ky ligj të jetë më në interes të qytetareve dhe njëkohësisht mbrojtja e kësaj zone nga devastimi dhe ndërtimi jolegal.
- nga Buxheti shtetëror i Malit të Zi për çdo vit të investohen deri në 10 mil. euro në përmirësimin e infrastruktures rrugore në zonat ku jetojnë shqipëtarët, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës në këto zona.
- ndryshimin e ligjeve të rregullojnë çështjet sociale, ku çdo fëmij deri në moshën 18 vjeçare të ketë të ardhura nga buxheti shtetërorë nga 50 Euro në muaj, udhëtimi i çdo nxënësi në shkollen fillore të jetë i paguar nga buxheti shtetërorë, kompensimi për kujdesin e të sëmurëve të rritet në 100 Euro në muaj, si dhe ndihma sociale për të varfëritë të rritet në 170 Euro në muaj.
- ndryshimin e Ligjit të tatimit mbi vleren e shtuar në pjesen e industrisë së turizmit, ku ai të zvoglohet nga 19% në 7%.
- heqjen e Ligjit për taksen turistike, zvoglimin e tatimit mbi regjistrimin e automjeteve për 15%.
- mbrojtjen e Ullishtes së Valdanosit, shpallja e tij si park nacional apo Qendër ekologjike ndërkombëtare dhe konkurrimi i tij si trashigimi kulturore në UNESCO.
- inicimin që Kalaja e Ulqinit të bëhet trashigimi kulturore e mbrojtur nga UNESCO.
- rivalorizimin i Qytetit të Shasit për qëllime turistike.
- inicimin që Kriporja e Ulqinit dhe grykëderdhja e Bunës të shpallet zone e mbrojtur dhe konkurrimi i tyre në listen RAMSTAR.
DISA PIKA TË PROGRAMIT EKONOMIK
Do të angazhohemi tek të gjitha institucionet shtetërore dhe të jashtme për revalorizimin e zonave me potenciale zhvillimore turistike siç janë:
- ndërtimi i resorteve turistike me 4 dhe 5 yje në zonen e Plazhit të Madh dhe ishullit Ada e Bunës, dhe zhvillimi i turizmit bregdetar dhe atij sportive në këtë zone,
- valorizimi turistik i liqenit të Shasit me resorte turistike të turizmit natyrorë dhe sportiv,
- shpallja e zones së Plavës si zone turistike dhe ndërtimi i një resorti luksuz dimërorë,
- zona e Krajës të shpallet zonë turistike, ku përreth liqenit të Shkodres të ushtrohet turizmi natyror dhe sportive.
Ne njëkohësisht do të përpiqemi për revalorizimin e zonave me potenciale zhvillimore bujqësore siç janë:
- Subvencionimi për mbjelljen e agrumeve (ulliri, mandarina, portokalli, limoni, fiku, shega), ashtu siç është në BE ku subvencionet për buqësi janë nga 32-48%
- Subvencionimi për mbjedhjen e drurëve frutorë (arra, leshniku, bademi)
- Ndihma për integrimin e prodhueseve bujqësorë në firma klaster për shitjen e produkteve të tyre brenda dhe jasht vendit.
Ul.info