Nika: Një vështrim rasti “ Përfundoi manifestimi D olcinium International festival..”

September 26, 2016   | Opinione

Përfundoi manifestimi D olcinium International festival-1Muhamet Nika

Nuk  e di nëse e keni dëgjuar  ndonjëherë  atë punën , e  ligjit të  fizikës i cili thotë se nga asgjëja  mund të  dalë vetëm  një asgjë  dhe  kurrë se si  të dalë  diç?! Jam  plotësisht i  bindur  që edhe nga ky festival nuk mund të dalë asgjë, veç se po –Organizata   Turistike  , shpenzoi do para të taksa paguesve (ose i  keq pëdori mjetet, sipas zakonit të vjetër- deri tash flitet për gjysmë milioni euro ..)?! Manifestimi i cekur  në shumë çka   po më  kujton  “ Gjeneral Gramafonin..” –  film shqiptar  i kohës  së pushtimit fashistë– por pa mjeshtrin popullor Halit Beratin…?!! Fjala në  këtë film është  për një gjeneral  italian i cili vjen në Shqipëri , në kohën e pushtimit fashist – gjoja për të incizuar dhe afirmuar muzikën burimore shqiptare – por   nga artistët shqiptarë  tenton që në incizim të futen rimet italiane duke lejuar  vetëm ndonjë këngë të mirëfilltë  shqiptare , por  edhe atë të tipit : Xhinxhile  moj xhinxhile – jepi sisë moj jepi sisë/ jepi sisë  jaranit  eeee..?!

 

Dhe vërtetë   me të drejtë mbrëmë pata ankthe  nate , kur pash se si Gjeneral Gramafoni  na qenka çuar lugat në  kala  të Ulqinit duke i ndërruar  edhe vetë emrin ilir DULCINIUM  në  atë romak ”DO LCINIUM “- shihni  me kujdes  shkronja D  jepet  madje edhe e  ndarë- “  čisto – španski..“ ?! Ose edhe shumë më keq , ju kujtoj që edhe shoqëria e parë kulturore dhe artistike  serbo – malazeze  në Ulqinin e pushtuar – pas  Lidhjes së Prizrenit, u quajt OCINJSKI, si duket puna kësaj radhe  na qenka e paramenduar  jo nga një , po nga dy apo disa gjeneralë…?!!

Shkrimi as se si nuk nënkupton  një “ merzi” e urrejtje ndaj  folklorit të vendeve pjesëmarrës , veçse po themi , dhe me këtë po e përfundojmë, që në Kosovë, kur një “ çaporri të  ujqërve” , u prin një qen i thonë , po  kalon  një “çaporr  qensh”…?! Ndërsa  kur një  “çaporri  të qenve “ u prin  vetëm një ujk, i thonë se po kalon një “Çaporr  ujqërish” …?!!

Dhe desh harrova të them , por kjo puna e çaporrave…, po më kujton skenat me  qentë e qytetit të cilët gjatë gjithë verës sulmuan turistët- mbase  komuna (organizata turistike) do kish qenë më mirë të ndërtojë një azil qensh , se u bëmë  dhe na bëtë  rezilë more aman …?!!!

Muhamet NikaSudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin

Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin

Telefon-i: 068 264 122

Email-i : muhamet-nika@hotmail.com

Albanski jezik- prof. Albanskog jezika

Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„