Përfundoi manifestimi D olcinium International festival

September 26, 2016   | Turizmi / Turizam

Përfundoi manifestimi D olcinium International festivalMbaroi edhe një D olcinium International festival

Ulqini këtë wikend ka qenë vend i takimit të kulturave, traditave dhe zakoneve, vend i miqësise së njerezve të ri prej disa vendeve rajonale dhe më gjërë. Ka mbaruar manifestimi D olcinium International festival që Organizata Turistike e Ulqinit ne bashkepunim me Komunen e Ulqinit dhe nën udhëheqjen artistike të Musa Hoxhës e organizon për herë të tretë.

Përfundoi manifestimi D olcinium International festival-1

Gjithçka ishte në frymën e kostumeve dhe veshjeve kombëtare, muzikës, këngës, valleve dhe rinisë…dhe çdo gje ka filluar me defilen nëpër rrugët e qytetit të Ulqinit për të vazhduar më pas me koncertet dy net me radhë në Qendrën për Kulturë ku kanë marrë pjesë të gjithë pjesëmarrësit dhe ku ulqinakët janë mbledhur në një numër të madh për të ndjekur dhe për tu kënaqur në bukurinë e folklorit të shoqatave kulturore nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Sërbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Rumania, Turqia…Poashtu këto dy ditë, përfaqësuesit e shoqatave i ka pritur edhe kryetari i Komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu i cili tha që është i kënaqur që të gjithë pjesëmarrësit kanë patur mundësinë të  njoftohen, të bëjnë miqësi të reja dhe janë njoftuar me kulturën dhe specifikat e Ulqinit multietnik. Në hotel Mediteran mbrëmë është mbajtur edhe një koktej ku patën mundësinë të gjithë të kërcejnë në ritmet e muzikës popullore dhe moderne dhe të shijojnë specijalitetet e kuzhinës tradicionale ulqinake, dhe kështu e mbaruan këtë manifestim me shpresën qe do të takohemi edhe vitin e ardhshëm.

Përfundoi manifestimi D olcinium International festival-2

Festivalin zyrtarisht e ka mbyllyr drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit z.Mr Fuad Haxhibeti i cili ka shprehur kënaqësinë që Ulqini edhe njëherë ka pritur folkloret nga vendet e ndryshme dhe që Organizata Turistike e Ulqinit edhe në të ardhmen do të përkrahë manifestime të tilla që kanë për qëllim kultivimin e vlerave dhe traditave kulturo historike. Të gjithë pjesëmarrësve janë dhuruar falënderimet dhe dhuratat simbolike si kujtim për qëndrimin e tyre në Ulqin.

Shërbimi i OT Ulqin