Hoxhiq: SD do te punoj ne riperteritjen e teresishme te Ulqinit

September 27, 2016   | Politika

Socijaldemokrate UlcinjUlqin ,26. 09. 2016

 

Socijaldemokratet e Ulqinit apelojne qe sa me pare te sillet plani hapsinore per komunen e Ulqinit, sepse kjo eshte detyra e pare dhe paresore per kete qytet,e qe per fat te keq me vite te tera po shtyhet. Miratimi i ketyre dokumentave eshte parakushti kryesore per terheqjen e investitoreve vendas dhe te huaj. Kjo gje eshte njekohsisht baze per sigurimin e vendeve te punes ,si dhe per zhvillimin e pergjithshem ekonomik.

 

Ne Sociademokratet afirmojme konceptin e Malit te Zi si destinacion turistik per tere vitin, e meqe turizmi eshte dega kryesore ekonomike e qyetetit te Ulqinit,Socialdemokratet do ti kushtojne vemendje te vecante zhvillimit dhe avansimit te ekonomise duke ofruar lehtesira te ndryshme me qellim qe te ardhurat nga turizmi te jene dukshem me te medha.

 

Ne propozojme zvoglimin e tatimeve per te gjitha sherbimet hotelerike me qellim te rritjes se inevstimeve dhe punesimin ne kete sektor. Gjithashtu do te angazhohemi qe me ne fund te filloj ndertimi i hotelit Galeb , Jadran, Lido dhe Mediteran.

 

Ne fokusin tone eshte edhe zhvillimi i infrastruktures se qytetit me theks te vecante ne zgjidhjen e problemit te furnizimit me uj dhe ujrave te zeza qe per momentin paraqet pengese te madhe zhvillimit te turizmit . Poashtu do te angazhohemi edhe ne rregullimin e ceshtjes se Port Milenes qe me te drejte cilesohet si pika  e zeze ekologjike te Ulqinit .

Duke ditur qe permes Qeverise se Malit te Zi eshte siguruar qasja e mjeteve financjare tek banka Gjermane (KFV), ne apelojme tek pushteti lokal qe maksimalisht te perqendrohet ne realizimin e projektit te furnizimit me uj dhe trajtimin e ujerave te zeza,realizimimi i te cilave po shkon me nje dinamike shume te ngadalshme .

Me keqardhje konstatojme qe ne mesin e 6 komunave bregdetare jemi te vetmit qe deri sot e kesaj dite nuk kemi bere asgje per te shfrytezuar keto mjete  duke ditur qe komunat e tjera bregdetare tashme kane avancuar dukshem ne realizimin e ketyere projekteve .

Andaj, me theks te vecante per zhvillimin e barabarte te Ulqinit ne periudhen e ardheshme do te japim kontribut per riperteritjen ekonomike, dhe turistike me qellim qe  te gjitha potencjalet e ketij qyteti te valorizohen ne menyre te drejte.                                                                                           

 

 

                                                                                                     Kryetari OO SD Ulcinj

                                                                                                  Qazim Hoxhiq