Rrezart Cungu me fitore historike në Solin të Kroacis

September 27, 2016   | Sporti / Sport

Rrezart CunguTenisti nga Ulqini me lojën e tij, këto ditë po shkruan historin e re në sportin e  tenisit.

Me plasimin në gjiron e dytë  të turneut  profesional në Solin të Kroacis,   Rrezarti arrin të bëhet I pari 18 vjecare ne historin e Malit te Zi,me  pikën e dytë  ATP.

Cungu pas dy ndeshjeve kualifikuese,  arriti që në gjiron e parë të turneut kryesor ta eliminoj lojtarin nga  Slovakija Patrick Nema  me rezultat 6:4, 3:6; 6:3, dhe kështu të arrije deri tek pika e dyte profesionale ATP.

Në gjiron e dytë që pritet të zhvillohet të merkurren,  Rrezarti do të takohet me fituesin e ndeshjes Pascal Meis (GER) dhe Zvonimir Oreskovic ( CRO).

Ky sukeses e rendit Rrezartin ndër dy lojtarët më të mirë të  Malit të Zi në të gjitha kategoritë.

 

Klubi i tenisit Bellevue –  Ulqin