Skender Elezaga: PDS dhe satelitët e saj shkatërrojnë Ulqinin

September 27, 2016   | Shoqëria / Društvo

Skender-Elezagic-SDP-UlcinjTë gjith këto krime që po i bahen këti qyteti, pa asnji fjalë, pa asnji kundërshtim e pranojnë partnerët e PDS, liderët e partive nacionale shqiptare (me qellim tham liderët e jo anëtarët ose votuesit), të cilët juve ju prezantohen si mbrojtësit e Ulqinit, si mbrojtësit e ineteresave kombëtare, raporton portali Ul.info.

Edhe pse përkrahja e tyre ka qenë vendimtare për mbajtjen e PDS dhe Gjukanoviqit  në pushtet, nuk janë në gjendje që prej tyre të kërkojnë  –  së pakëti që Ulqinit mos ti bahet sherr.

Për atë arsy nëkëtë fushatë ikin prej temave konkrete. Tesh e kanë gjetë që të kërkojnë përkrahje nga Shqipëria dhe disapora që ti bashkojnë partitë shqiptare në Mal të Zi. Masi e kan rrejt dhe kaçarrejt njini tjetrin tash kërkojnë  prej tjerëve të jenë garant për rrenat e tyre të reja.

E kush na flet për bashkim?

Flasin ata që në Komisionin zgjedhor, para vetëm 4 vjetësh votuan që shqipëtarët në vend 3 të kenë vetëm 2 deputet! Flasin ata që para disa vitesh nuk kanë pranu që deputeti i Unionit të jetë anëtar i Klubit te deputetve të partive shqiptare, sepse bashkpunojnë me DPS dhe janë pjesë e Qeverisë. Tesh kur ata janë ba mollë e padamun me DPS dhe (pa farë kushtesh) përkrahin Qeverinë – tesh aja nuk isht tradhti, tesh na qenka, patriotizëm.

A thua se nuk kanë shqiptarët ne Mal të Zi probleme tjerë pos asaj se si do të dalin ata në zgjedhje. Në nji, dy apo dhjet kolona.

Duhet ta dini nji gja, si da si të dalin, të jeni të sigurt se secila votë që ja jepni ka me maru në fundë aty ku duhet- në thesin e Millo Gjukanoviqit .

Për atë arsye – në këto zgjedhje situata është fare e qartë. Nëse dëshironi të vazhdoj politika e deritanishme ndaj qytetit tonë, politika e stagnimit dhe shkatrrimit të tij e cila rezulton me emigrimin masovik të rinisë sonë  – votoni PDS dhe satelitët e sajë.

Duhet ta dini.

Sa ma tepër vota ka me marr Partia socijaldemokrate aq ma pak kriminal ka me pas në MZ, aq ma pak korupcion, aq ma pak keqpërdorime.

Për atë arsy …

Shteti të gjithve – vota Partisë Socijaldemokrate!

(Fjalimi në Konventën zgjedhore të PSD-ës, 25.9.2016)