Intervistë me Hajdinagën: Votoni koalicionin që zgjidh problemet e qytetarit – TV Teuta

September 29, 2016   | Intervista / Intervju

Intervistë me gzim hajdinagen-ulqinBashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe në zgjedhjet lokale

Kryesuesi i lisët “Shqiptarët- Me një qëllim”, Gëzim Hajdinaga tha për televizionin Teuta se bashkpunimi i tij me subjektet që përbëjnë këtë koalicion është afatgjatë, dhe do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve parlamentare. Hajdinaga u shpreh se sipas mendimit të tij, rezultati i mirë në zgjedhje nuk do të mungojë, pasi puna e tyre në të kaluarën tregon se ky bashkëpunim mund të jetë shumë i frytshëm.

Sipas tij, përçarja u ka shkaktuar shumë dëme shqiptarëve në Mal të Zi, dhe se në skenën politike nuk duhet të ketë më shumë se dy subjekte. Hajdinaga shprehu bindjen se qytetarët janë të vetëdijshëm për figurat politke që tashmë ndodhen në skenë, dhe do ta kenë të lehtë të vendosin se kush e meriton besimin e tyre.