Reagon Koalicioni “Me Një qëllim”: Cungu në panik

September 29, 2016   | Politika

Koalicioni-Shqiptar-Me nje qellim-gzim-hajdinagaNë redaksinë tonë mbërriti reagimi nga shërbimi për informim i Koalicionit shqiptar “Me një qëllim” të cilin e përcjellim në vijim, raporton portali Ul.info.

Përpjekja e krijimit të “aferës me shtyllat” paraqet shenjë të qartë se kryetari për momentin i Forcës është në panik. Kjo edhe është e logjikshme kur dihet se bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë e kanë përjashtuar në mënyrë brutale nga lista zgjedhore, edhe pse ai ka paralajmëruar se do të jetë bartës i listës.

Prandaj me këto “bomba tymuese”, Cungu i mënjanuar përpiqet të tërheqë vëmendjen. Kjo është tipike për personin që është mësuar të jetojë nga mashtrimet, insinuatat dhe gënjeshtrat, personi të cilin ne për të parën herë e kemi sjellë në krye të komunës së Ulqinit. Tani, fatkeqësisht, të gjithë e dimë se ai nuk e ka merituar që të jetë as portir në administratën lokale.

Në vend që pas një varg skandalesh, përfshirë edhe “Parkingun e famshëm” në Ranë, me të cilin, siç kanë njoftuar mediat, po merret Prokuroria, ai, me manipulimet e tij tipike, mundohet që, gjoja, përsëri të bëhet i rëndësishëm.

Sepse, nëse çdo gjë është e rregullt rreth Parkingut, pse nuk ka vazhduar me ndërtimin e tij në pranverë? Apo tani. E din ai mirë se për çfarë bëhet fjalë. Domethënë, në vend që të hesht, Cungu shpik “aferën me shtylla” në trevën e Anës së Malit. Pse ka pritur gjashtë muaj nëse aty ka diçka kontestuese? Le ta dëgjojë pak sekretarin për finansa.

Natyrisht kjo nuk i intereson atij sepse ky qerrata nuk ka mësuar asgjë në politikë. Anamalasit me siguri që këtë do t’ia mbajnë mend. Do të jetë i vendosur në shtyllën e turpit. Ndërsa listës së tij, me qëllim apo jo, në prag të zgjedhjeve, do t’i bëjë shërbim të keq. Këtë mund ta bëjë vetëm ai.

Koalicioni ynë e porosit Cungun që sa i përket kryetarit Gjeka, të deklarohet për të gjitha publikisht. Më mirë në këtë mënyrë se si më parë, duke depozituar kallëzime anonime në prokurori.