Ulqini merr pjesë në Panairin e Turizmit në Novi Sad

September 30, 2016   | Turizmi / Turizam

Ulqini  në Panairin e Turizmit në Novi SadPanairi ne Novi Sad 29.09 – 01.10.2015

 

Organizata Nacionale turistike e Malit te Zi në bashkëpunim me organizatat lokale prezantojnë ofertën e tyre turistike në panairin e 49 ndërkombëtar të turizmit që po mbahet në Novi Sad në periudhën prej 29 shtatorit deri me 1 tetor. Në emër të Malit të Zi, e cila është për herë të dytë partner i këtij panairi, në ceremoninë e hapjes zyrtare i është drejtuar ambasadori i Malit të Zi në Sërbi Branislav Miqunoviq, kurse hapjen e bëri nënkryetari i qeverisë dhe ministri i turizmit në Sërbi Rasim Lajiq.

 

Oferta është duke u prezantuar në një stendë prej 200m2 në kuadër të së cilës po merr pjesë edhe Organizata Turistike e Ulqinit.

Organizata Turistike e Ulqinit merr pjesë në Novi Sad për të katerten herë me një materijal propagandues që i ofrohet të gjithë vizitorëve. Përveç organizatave bregdetare (Ulqini, Tivari, Budva, Kotori dhe Tivati) në këtë panair janë duke marrë pjesë edhe organizatat e Podgoricës, Kolashinit, Bijelo Poles, Nikshiqit, Beranes dhe Zhablakut.

 

Panairi ndërkombëtar i turizmit në Novi Sad promovon destinacionet dhe klasteret aktuale turistike, turizmin shëndetësor, rural, qytetar dhe eko turizmin.

 

Kur janë turistet nga Sërbia në pytje, për nga numri i fjetjeve të realizuara marrin një vend të rëndësishem kështu që mund të themi që Sërbia është një treg i rëndësishëm për Ulqinin.

 

Panairi tjeter i madh në Sërbi ku Organizata Turistike planifikon pjesëmarrjen është panairi i Beogradit në vitin 2017.

 

Shërbimi i OT Ulqin