Genci Nimanbegu – Intervistë në televizionin e Malit të Zi – Video

October 1, 2016   | Lajmet / Vijesti

Genci-Nimanbegu-Musa-Gjoka- Intervistë në televizionin e Malit të ZiMë 27.09.2016 ne televizionin publik të RTMZ (TVCG), Kryesuesi i listës “Shqiptarët-Të Vendosur”, ishte i ftuar Genci Nimanbegu nga moderatori Musa Gjoka.

Genci Nimanbegu sigurojë se koalicioni  është i vendosur të çojnë përpara zhvillimin ekonomik-social të shqiptarëve  kudo tjetër që ata ndodhen në Mal të Zi, dhe se do të bëjmë gjithçka që nevojitet që identiteti ynë kombëtar dhe kulturor të mos nëpërkëmbet. Forca është e vetmja Parti e cila që në fillimet e saj nuk i ndryshoj synimet programore, dhe se është e vetmja Parti e cila ka ruajtur parimet e saj politike me qëllim që populli shqiptar të ketë një Parti me vizion të qartë.

Genci-Nimanbegu-Musa-Gjoka- Intervistë në televizionin e Malit të Zi-1

Ai u shpreh se ne shqiptarët e Malit të Zi, jemi Zotër të trojeve tona shekullore, jemi sot më të bashkuar se kurrë për të fuqizuar peshën tonë politike në vend, zhvillimin tonë ekonomik e social, me qëllim përmirësimin e jetesës sonë, frenimin e emigracionit dhe ruajtjen me dinjitet të gjuhës dhe vlerave tona kombëtare.

Nimanbegu ju fton të ndiqni vizionin tonë për politikën e brendshme dhe të jashtme, zhvillimin ekonomik, investimet në turizëm e bujqësi, përmirësimin e kushteve shëndetësore dhe politikat sociale, si dhe sigurimin e cilësisë në arsim. Në fund një mesazh për të gjithë ne që duam ta shohim të begatë ardhmërinë tonë kombëtare.

http://rtcg.me/upload/boxFileData/2016/09/28/196481/intervju1.mp4