“The Voice of Albania 6” kryen audicionet në Ulqin – Video

October 1, 2016   | Lajmet / Vijesti

Pas rrugëtimit në 4 qytete të Shqipërisë, si dhe në Kosovë e Maqedoni, sot vijoj në Ulqin të Malit te Zi audicionet në kërkim të zërit më të mirë për edicionin e 6-të të “The Voice of Albania”. Të gjithë të interesuarit ishin të pranueshëm në Sallën e Qendrës Kulturore në Ulqin.

Adrian-Lulgjuraj-Ulqin

“The Voice of Albania 6” mbylli udhëtimin e tij të kërkimeve në qytetet kryesore shqiptare për zërin më të mirë shqiptar.

Në Malin e Zi, Ulqini, qyteti emblemë i shqiptarëve aty, ishte destinacioni i radhës për produksionin.

“Nuk kam emocionele. Jam paraqitur shpeshherë në skena dhe mendoj se do më shkoj mirë”, shprehet një prej konkurentëve.

“Vij nga Podgorica. Kam pak emocione”, shprehet një tjetër.

Me magjinë dhe romanticitetin karakterizues te Ulqinit,  “The Voice” e përmbushi dëshirën e gjetjes së asaj çka po kërkonte. Zëra të mirë, stil, origjinalitet, larmishmëri.

Dhe kush më mirë se ulqinaku Adrian Lulgjuraj, njëherësh edhe një prej asistent trajnerëve te dikurshëm të spektaklit rrëfen për përmbushjen e pritshmërive të tij nga ajo që gjeti në këtë qytet.

“Kishte zëra cilësorë dhe shpresojmë që të ecin edhe më tej. Në fakt, më pëlqyen edhe përzgjedhja e këngëve”, u shpreh Lulgjuraj.

Produksioni i “The Voice” nuk e përmbyll këtu fazën e audicioneve.

Audicioni përmbyllës rikthehet sërish në Tiranë në 14 tetor tek Piramida. Pas një kërkimi të suksesshme,  spektakli  fton edhe njëherë të gjithë ata që besojnë tek ëndrra e tyre e fitimtarit.

/ Top Channel

YouTube Preview Image