Kumtese nga Socijaldemokratët të Malit të Zi

October 3, 2016   | Shtypi / Mediji

Socijaldemokrate UlcinjSocijaldemokratët të Malit të Zi

Ulqin, 03.10.2016.

 

                                                       Kumtese

 

Për kënaqësinë e ulqinakëve dhe respektuesve të historisë së pasur të këtij vendi, natyrës së tij të begatshme dhe burimeve bujqësore dhe ekonomike, Ulqini po kthehet në hartën e destinacioneve më të rëndësishme në botë. Po e ze ngadalë vendin prestigjoz që e ka patur deri në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, kur rrethanat politike dhe kolapsi ekonomik e devalvuan vlerën e një prej nxitësve më të rëndësishëm të Malit të Zi, të athershëm dhe të sotëm.

 

Në dekadën e fundit, punonjësit dhe afaristët turistik me angazhimin e vet e kanë ngritur nivelin e shërbimit për vizitorët dhe turistët. Me këtë është rritur periudha e qëndrimit të tyre, kurse struktura e turistëve ka ndryshuar dukshëm. Sot kemi shumë më tepër mysafir të huaj të cilët turren në Ulqin, e të cilët i marrin informatat në mënyra të ndryshme. Prej rekomandimeve nga mediat e huaja, të cilët më shpesh dhe goxha në mënyrë pompeze shkruajnë për bukuritë e Ulqinit, por edhe manifestimet  të cilët sjellin në plazhet tona yjet botërore dhe emra të njohur nga bota e muzikës dhe biznesit.

 

Njërin nga projektet e rëndësishme –  Southern Soul Festival e kemi filluar para 5 viteve në plazhin e kite surf “D’olcinium”. Me entuziazëm dhe ndihmën e miqve në vitet e para, ky festival e ka fituar vendin e vet në hartën e destinacioneve muzikore më të rëndësishme dhe më të respektuar. Ia kemi arritur që të sjellim emrat më të mëdhenj të atij zhanri muzikor, kurse dhjetëra mijëra mysafir kanë ardhur çdo vit pothuaj nga çdo anë e botës.

Teksti i fundit i shkruar në faqet e revistës më të njohur botërore dedikuar muzikës dance “Mixmag” na jep të drejtën të jemi shumë krenar në rezultatet e angazhimit tonë që Ulqini, nëpërmjet kite surfit, të kthejë reputacionin dhe vizituesit që ka patur dikur. 

Por pavarësisht nga kjo, është fakt i frikshëm që të huajt e kuptojnë më mirë se ne, në nivel lokal dhe shtetëror, rëndësinë e këtyre eventeve, si dhe potencialin që ka Ulqini. I gjithë mundi jonë individual nëpërmjet projekteve të vogla, në mënyrë definitive duhet të ketë mbështetje institucionale dhe valorizim të denjë të një  prej copëzave më të bukura të Mesdheut.

 

Kjo është rruga e vetme e zhvillimit të këtij qyteti, i cili me vite me radhë po i kthen shoqërise më tepër se sa investohet në të, edhe pse çdo burim, qoftë edhe i Ulqinit, është i harxhueshëm, nëse nuk pasurohet me politikë strategjike dhe të organizuar.

 

Sa i përket vërejtjes rreth mushkonjave, është një problem aq i vogël dhe i zgjidhshëm, por i cili çdo herë lihet pas dore. Me spërkatjen e tyre në kohën e duhur, asnjë mysafir nuk do të kishte  papëlqime të cilat hasen gjatë qëndrimit të tyre në rivierën e Ulqinit.

 

Kryetar i KK SD Ulqin

Qazim Hoxhiq