Nika: Për gjatë shtatit qirilica – tash po shoh si është cicmica ?!!

October 3, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Shkruan Muhamet Nika

Edhe DPS –së  po i avullohen votuesit…?!!

Është e vërtetë që këto zgjedhje dallojnë shumë  prej zgjedhjeve të mëparshme  nëse jo për gjë tjetër , atëherë  për  interesim të  rënë  të  qytetarëve  për  pjesë  marrje në promovime .

Kjo ndodhë  kur është në pyetje prezenca e  popullit , ndërsa kur është në pyetje politika- shohim që udhëheqësit  më të lartë të zbresin në nivel të zgjedhësve duke shkuar kudo. Për shembull  në Anë të Malit, si një zonë – deri  dje bastion  i  partive nacionale e vizituan : Pajeviq, Krivokapiq dhe në fund Gjukanoviq..?!

Bile rasti më qesharak , i sigurimit të kuorumit,  për opinion ishte , kur Loro Ndrekiq , në  promovimin e shtëpisë së kulturës-  për  MILLON , kish angazhuar edhe do mysafirë polakë si turist të tij?! Të gjorët , kishin kujtuar se Loroja , po i çonte në një shfaqe…?!!! Ndërsa në fshatin Selitë- vendlindja e Fatmir Gjekës,   për të siguruar  kvorum , kish dalë edhe vetë  Gjeka  ta presë- bashkë me Amir Hollin…?!

Po edhe Forca sikur  thotë që ullishtarët kanë frikë të dalin në protestë para zgjedhjeve…?!

Ndërsa kur është frika ( e ullishtarëve)në pyetje , ne themi të vërtetën  që  nuk i njohim kështu….Duke mos llogaritur  këtu në dhjetëra tubime për ullishtë – madje duke thyer  edhe  vetë  kapinë e Valdanosit.  Se frika nuk qëndron  cekim se  ne mbajmë mend që   i pamë  burrërisht të protestonin edhe kundër dhunës në Kosovë  në kohë lufte …., kur Millosheviqi  i gjallë?!

Mbrojtja e Valdanosit-Komuna-Ulqinit-1998

Shih  foto nga protestat  e ulqinakëve  në Ulqin – para komunës, kundër dhunës në Kosovë, më 8.3 1998..

URA  : PËR  GJATË  SHTATIT  QIRILICA  : TASH PO SHOH  SI ËSHTË  CICMICA..?!!

Nga  ato pak parti , që arritën të krijojnë disi atmosferë zgjedhore , në sallën e KK Ulqin,  na u duk se ishte koalicioni    Kluç- me myslimanë  shqiptarë  dhe pak malazezë  si dhe ndonjë serb i hutuar…?!  Duke qenë afër sallës, pash që   pas bisedave  frenetike  të folësve   disa nga turma e  grumbulluar,  të  hynin  mbi tavolina   me këmbë mbi  ta-  dhe sa nuk i thyen ?! Mbase   kështu, shprehnin  mllefin kundër regjimit, dhe gjithashtu  pashë që në dalje ,  një pjesë   e madhe  e  tyre ishin do  minoren   gjimnazi- Ku  kish edhe shqiptarë. ..?!

Por  ajo çfarë më impresionoi , qe  fakti që gjatë largimit, në hyrje:   një grua rreth të 40 ( mbase aktiviste e lëvizjes ..), iu drejtua atyre , që gati sa nuk i thyen bankat e sallës me fjalët : Momci- svaka vam čast – pa zar imate pravo glasa…?! E  në shpinë mbanin sloganin e lëvizjes kluç dhe s’di se si  i hartova do vargje në frymën e Fishtes  duke shqiptuar  :   PËR  GJATË   SHTATIT  QIRILICA- TASH  PO SHOH ÇKA  ËSHTË CICMICA…?!!

Koalicioni celsi ne Ulqin-Dritan-Abazoviq

Muhamet NikaSudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin

Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin

Telefon-i: 068 264 122

Email-i : muhamet-nika@hotmail.com

Albanski jezik- prof. Albanskog jezika

Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„