Nika: Këta nuk janë deputetë, por janë vaj medet – Berisha …?!

October 5, 2016   | Opinione

Nika-Këta nuk janë deputetë, por janë vaj medetShkruan Muhamet Nika

Vetëm kur pashë listat zgjedhore  të emrave që garojnë  si   “  të zgjedhurit e shqiptareve ” – me mundësi të hyrjes në maje të piramidës e kuptova drejtë më duket  hallin e Berishës , kur tha:  Këta nuk janë deputetë , por janë vaj medet..?! Me siguri, fjalën e kish te  injoranca  shkollore  profesionale e deputetëve që kishin hyrë në “ Shtëpinë e Shenjtë- Panteonin e Dijes- PARLAMENT”. Ndërsa   tjetër ,dua të shtoj këtu, që  gjithashtu sot   më duket se  po e kuptoj  edhe Qosen , pse shkroi “ Panteoni i Rralluar..”…?!!

I  këtij mendimi ish edhe  një mik   imi , i cili bile  më tha  haptas, se ai për vete  habitej ,  që  si  ishte  e mundur tu kishte shkuar ndër mend,   që bëjnë për deputetë….?!

 

  Një histori  e shkurtër  e pushtetit  hyjnor dhe tokësor

Pasi  pushteti ,shihet se  është sekret  dhe enigmatik, nga të lashtët trashëguam  metodën që njerëzit e  tij , gjithherë t’i fshihnin  , pas një shifre meritore  nga frika e përmendjes  së shpeshtë të tyre .  Por vetë   përzgjodha  , të bëjë përjashtim ..?!

Sipas  popujve të lashtë , ishte Zoti  Ai,  që krijoi gjithësinë, dhe i ra të ishte i pari- si emër duke u nënkuptuar    me shkronjën A. Bile deri në kohën e shkrimit arab, A-ja po thuajse nuk shkruhej fare   sepse  nënkuptohej…?! Zoti – Zeusi( Zot-o s) duke u identifikuar  me    A (alfa)  besohej të   rrinte   diku në qiell ,dhe  për këtë –  qielli quhej   AN. Kurse  këta të tokës –  që binin si të zgjedhur nga Zoti, hebraisht  u quajtën  edhe  Ana  në  kuptimin – Zoti  më do vetëm mua…?!

Herën e fundit , ishin serbët , ata që  menduan ngjashëm dhe veten e quajtën “nebeski  narod..- të rënë nga qielli . Punë të cilës ia pamë të gjithë sherrin derisa  nuk u bindën,  përjashtuar ata të  thënies së sodit:  MI  ili ON..,  që vazhdojnë me bindjen  e cekur, por për këtë  në shkrimin e radhës.?!

I dyti me B (beta) ishte engjëlli si banor i qiellit , kurse  heroi – profetët ishin ndërzim  i atij të qiellit *engjëllit  me gra vdektare ,  nga të cilat lindnin heronjtë- të zgjedhurit ( ne po themi deputetët ..)?!

Por  që edhe këtyre (perandorëve- po themi  deputetëve…), u besohej me kusht të shpalljes së mrekullisë  për një afat të caktuar ..?!Dhe kohën e daljes së mrekullisë që pritej – brenda  mandatit  , iu llogarisnin  për së mbrapshtit. Nëse nuk ndodhte mrekullia – brenda afatit ,  i për zënin nga pushteti. Kështu puna vazhdoi deri me ardhjen e Krishtit- Koha e Re.. , ku dihet  që  nuk do të ketë më të dërguar…. dhe koha- mandati vazhdon  të njehet si sot .

Sot i bie  jemi në vitin 2016 – pas Krishtit dhe zgjedhja na është lënë edhe  neve vdekatarëve( shqiptarëve)?! Ndërsa  të tre besimet monoteiste  , secili në formën e vet, ruan vetëdijen e ardhjes së tij- pushtetit qiellor , që do vërë  pushtetin  e së drejtës në tokë..?! E ne  duke  mos  i ikur temës vazhdojmë:

Më  vonë shohim që  sipas parimit latin , bota e fjalëve -emrave , të bëhet  edhe bota e shifrave( numrave) dhe  A- ja , bëhet njësh(1), B-ja , bëhet 2 e kështu me radhë..?!!

Si   reminishencë  e  të së kaluarës së pushtetit qiellor ,shihet se  edhe ky i sodit- tokësori jonë ,  edhe pse  nuk është i rënë nga qielli,  shohim  ta emitojë atë dhe është sekret- enigmatik,  i fshehur , pas një shifre meritore, si 01/ 02 etj….?!

Dhe tashti –  apo  afrohet koha-  qameti …?!

Pasi tashmë , po jetojmë kohën , kur perëndia  nuk na  zbret më prijës nga banorët e qiellit  për të na sunduar  ata . Atëherë  na  takon  neve  t’i zgjedhim  prijësit tanë , të cilës siç po shohim – shpesh nuk po ia qëllojmë..?!

– Dhe  pasi ky  proces aktual  zgjedhor  “  i  dështuar”  po  lidhet  mbase  me të drejtë me  agjërimin do kishim për të shtuar  atë  kur  e pyetën njëherë  profetin e islamit që ish edhe i parë i shtetit, se : Kur do bëhet qameti dhe  ai u përgjigj, kuptohet  me fjalët e Zotit: “…Priteni atë , kur punëve të rëndësishme dhe me përgjegjësi të shtetit  tu dalin zot të pa dijshmit….”?!!

Me theks të veçantë  që të jenë aktivë në këtë “ kohë të arritur”, me fjalët , se : “ Koha është shpatë dhe  nëse ti nuk e pret , të pret ajo ty…”?!

Për argumentim …., po duket  edhe në fenë(mitologjinë ) greke, ku Zeusi,  si kryezot e që del edhe si Zot-os, ishte edhe i  biri i Kronosit- Kohës.  Ku ky i fundit,  nga frika e marrjes së pushtetit nga i biri,  deshi ta vras që në foshnjëri atë?! Por Zeusin , e shpëtoi e ëma vet  duke  e fshehur diku në Mal?! Dhe kur u rrit , ai e vrau vetë babanë – Kronos.

Pra , po të kishim dy kohë- mund të vazhdonim me agjërim, pse jo….?!!Por jo ,  me agjërim  përgatitemi  për kohën tjetër ( të një pushteti tjetër e të amshuar) e jo për këtë të injorantëve…?!!

Prandaj duam të themi , që pritja  tash   nuk duhet të jetë pasive   me  agjërim-  me mos dalje,   por aktive duke votuar kundër dhe  me anulim…?!!!

Kjo   si duket , është zgjedhja më e mirë ,  arsyet janë të shumta..?!!

Fitorja ose humbja,  aktualisht , llogaritën , në bazë të votave të fituara nga të dalat e jo nga abstenimi, i cili dihet   se tërthorazi  i shkon në favor partisë  më të madhe…?!!

Muhamet NikaSudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin

Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin

Telefon-i: 068 264 122

Email-i : muhamet-nika@hotmail.com

Albanski jezik- prof. Albanskog jezika

Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„