Abazoviq: Nëse dikush mendon se pa ndryshime në nivel qendror Ulqini mund të eci përpara

October 8, 2016   | Politika

Dritan-Abazoviq-UlqinDritan Abazoviq: “Nëse dikush mendon se pa ndryshime në nivel qendror Ulqini mund të eci përpara, aj është i manipuluar. Besoni, nuk egziston mundësia të ndalet çeshtja e Kripores dhe të mbrohet Valdanosi, nëse ky pushtet vazhdon edhe 4vite.

I ftomë të gjithë, nëse dëshirojmë të ndryshojmë diçka, ti kthehemi asaj që ka qenë edhe programi i tyre më hejret, mi hek Të mirat detare, mi kthy pronat, mi kthy investimet, atëherë jeni më se të mirëseardhur në bashkpunim me koalicionin tonë, me dinjitet të plotë dhe me subjektivitet të plotë.”

Omer Bajraktari: “Shqiptarët që jetojnë në Ulqin, si dhe ato që jetojnë në viset tjera të Malit të Zi, por dhe diaspora jonë, bujarisht kanë mbështetur pavarësinë e Malit të Zi dhe janë krenar me atë veprim të cilin e kishim përsëritur edhe sot.

Por, të nderuar qytetarë, Ulqini dhe shqiptarët kanë nevojë për hapin tjetër të natyrshëm e demokratik, e ai është ndërrimi i pushtetit qendrorë. Ulqini ndoshta më shumë se asnjë komunë tjetër ka nevojë për ndërrim të pushtetit. Për këtë arsye ne edhe jemi këtu sonte, ta ndërrojmë fatin e këtij vendi. Jemi të gatshëm të marrim përgjegjësinë e plotë për këtë hap dhe jemi të gatshëm plotësisht t’i përkushtohemi interesit të përgjithshëm.”

(Fjalimi i mbajtur në tubimin parazgjedhor të Koalicionit të madh Çelësi, Ulqin)

Nevryz Shaptafi-Omer-Bajraktari
Nevryz Shaptafi: “Kush do punë, le të lërë Millon pa punë