Nika: Sllogani: Mi ili on-në thelb është anti shqiptar-kush është autori..?! Dhe çfarë tha Gjukanoviq ?!!

October 10, 2016   | Opinione

Mi ili onShkruan Muhamet Nika

Gjukanoviq me një rast, pat pyetur  autorët: “ Nëse unë jam AI ; kush janë hijet e mija..“?! Përgjegja nuk arriti kurrë …?!!

E kjo, si logjikë normale  na shtyen edhe neve  të pyesim në të kundërtën:  po kush janë atëherë –  hijet e atyre që pyesin (  MI…),  përgjegja  për këtë ( sipas neve) në vazhdim…?!!!

Slogani MI  ili On: Ne  APO AI …?!  I komunitetit  sllavo serb,  kishtaro- ortodoks,  në Mal të Zi, si duket  tashti  më ka marrë përmasa  apokaliptike (kiameti  të vetëdijes   populliste  serbe, që  historikisht  dhe artistikisht është produkt  i formuar mbi  një letërsi të  tërë hakmarrjeje letrare dhe kishtarte  pansllaviste  dhe antishqiptare.  Andaj edhe duhet doemos të thyhet  me votë  nga vetë serbët e  Malit të Zi dhe jo nga shqiptarët, edhe tashti që duket se po përjeton   defanzivë …?! Ka ardhur koha që serbët , të marrin guxim dhe të bëjnë një pastrim  autokritik  shpirtëror tyrin duke çuar dorë përfundimisht  nga lufta kundër shqiptarëve  dhe kundër islamit.  Kuptohet të krijuar  mbi bazën  e letërsie indoktrinuese të  Naçerttanie dhe mitit të importuar dhe të shpikurt  nga murgjit  rusë  – rreth  Betejës së Fushë Kosovës, për të  cilën vetë murgjit  serbë , kur e dëgjuan – thanë se nuk kishin njohuri për një gjë të tillë…?!!

Pasi këtë çështje e kam trajtuar në letrën e hapur drejtuar Penit, tashti pasi i urrej përsëritjet –  vëtëm shkurt do t’i përsërisim do teza, po qe nevoja…?!!

 Mos harroni faktin , që : mesazhi zgjedhor aktual , në këtë situatë   veçon  si   fajtor  kryesor  për dështimin historik  e kolektiv të tyre – me   shqiptarët  tashmë    jo ortodoksinë  sllave –  Millosheviqin-  ,  por vetë  Milo Gjukanoviqin, kujto kohën  kur  serbët këndonin në vitet 90 –  MI  I  ONI, Ne dhe Ata( pra  –ne serbët dhe  ata , shqiptaro myslimanët ..?!  Me qëllim konkretizimi  te tezës, po themi se fjalën e kemi të një përmbledhje  shovene( thumbuese)  të Dragan Koprivicës  që do rrëfejmë më poshtë.., dhe  e cila u krijua , kur në Ulqin,  SEDMI BATALON- një njesit paraushtarak  serb-  pas vitit  97 , këndonte  këngën  „ OD GORANE DO BOJANE   ZAKLAĆEMO  SVE  MUSLIMANE..“?!!

 Prandaj  falë këtyre- hijeve ortodokse  agresive serbe  ,  edhe  sot  kemi situatën që statusi i shqiptarëve në Mal të Zi të  na dalë si peng i raporteve  ende të pa zgjidhura  serbo shqiptare në Ballkan dhe vuan nga bakcili millosheviqian i Frontit….?!

 Ata kurrëdoherë që ka afrim të Gjukanoviqit me shqiptarët  dhe politikën e shtetit amë, i sheh të protestojnë si më poshtë gjatë vizitës së Ilir Metës në Podgoricë , kur  Gjukanoviqit i dha  shpërblimin e Presidentit të Shqipërisë.,   OPOZITA-SERBE

 Protestë në parlamentin e Malit të Zi duke pritur Ilir Metën..?!

Pra – Millo është fajtor që pranoi Kosovën shtet dhe për këtë sot , si duket,  përsëri pritet të  votohet nga shqiptarët( hijet e tij…) ?! Andaj sipas tyre  ka ardhur koha, që përgjegjësinë e dështimiz kolektiv, tashti ta lypin  direkt te ai  dhe kanë përzgjedhur  që tashti   këto zgjedhje  t’i fitojnë duke  thënë porosinë  kërcënuese  : Mi  ili on- Ne apo ai?!! Duke e zvogëluar  dhe fokusuar objektivin e aparatit të vet në një njeri..?!

Kujtomë se kur Gjukanoviq njohu Kosovën shtet dhe Mandiqi i Frontit, pat hyrë në grevë urie … , Mandiqi u bekua  për aktin e kryer   nga   krye patriku  serb i cili i bie të jetë hije e  politikës serbe në Mal të Zi dhe të cilit  pamë  që  Mandiqi   në vizitë  i puthi dorën..?!

Për inat të tyre-   Gjukanoviq kurrë nuk do t’ia lejonte vetës këtë veprim. Ky i fundit ka përzgjedhur që problemin e feve ta zgjidh  dhe ta vendos  në  institucion.

Mbase si rezultat i politikës së tij ( këtu në Ulqin), është edhe kjo fotografi , si më poshtë, ku shohim të ulën tok gjatë një manifestimi kulturor : Krye imami i Ulqinit-Rexhep Lika, kryeipeshku i Shqipërisë im zot Rrok Mirdita, Dom Toma – Ulqin, dhe ministri i feve të Malit të Zi Backoviq.

Rrok Mirdita, Dom Toma, Rexhep Lika

 Prandaj  duke   për fund , para se të vazhdojmë  me shkrimin e radhë – pyetja jonë  do ish:

Kush do ishte nesër, supozojmë  „ Hije „ e kryeministrit  Mandiq po të ndodhte…, që  kuptohet se do sundonte „ në hije… „ , me Mal të Zi ….?! Pa dyshim se do ishte ,  ai të cilit  vetë Mandiq i puthi dorën….?!!!

Dhe  a thua se vallë  On ( Milloja), të jetë  fajtorë  , që „ Atyre – myslimanëve“, iu pranoi  me një dekret qeverie edhe lirinë e hixhabit(mbulesës..) , në vende dhe institucione publike….,  në  tokën  e  petroviqëve   që aq bukur i kënduan përndjekjes së turkoshakëve   serbomalazezëve të konvertuar- kur   brenda një nate  i therrën  në thikë gjithë myslimanet- shih  këngën e Njegoshit:  Istraga poturica..?! Duke i lëjuar të përdhosurit- të  përdhosin    përsëri kështu,  trollin   e shenjtë ortodoks  të popave dhe popadeshave të sodit „ me  veshje  islame…“?!

konvertimi i popullsisë shqiptaro myslimane në Plavë nga popët serbë me dhunë

 Pagëzimi- konvertimi i popullsisë shqiptaro myslimane në Plavë nga popët serbë me dhunë..?!

Andaj edhe duke e kuptuar rëndësinë e çështjes – Gjukanoviq, përzgjodhi që në Ulqin  gjatë promovimit të përsërisë fjalët : nëse doni paqje harmoni dhe prosperitet votoni opcionin tonë e nëse doni të kaluarën e hidhur votoni  të  tjerët- pra prapëse prapë nuk tha ata( kuptohet me të drejtë e duke i kursyer …?!!

 

(Vazhdon II) –   KUSH ËSHTË AUTORI…?! DHE ÇFARË THA GJUKANOVIQ  ?!!

Muhamet NikaSudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin

Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin

Telefon-i: 068 264 122

Email-i : muhamet-nika@hotmail.com

Albanski jezik- prof. Albanskog jezika

Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„