Maliq Dervishi fitues i turneut ndërkombëtar të seniorve, bar open 2016.

October 11, 2016   | Sporti / Sport

Maliq-Dervishi-1Në turneun Bar Open 2016 i cili është duke u mbajtur në qytetin e Tivarit, ku marrin pjesë më se 60 lojtarë nga rajoni dhe bota, anëtari i klubit të tenisit Bellevue nga Ulqini , Maliq Dervishi shpallet fitues i turneut në kategorin 40+.

Dervishi tregoi një lojë shumë të mirë, në të tri ndeshjet që u nevojitën për tu shpallur kampion në kategorinë e vet.

¼ finale Maliq Dervishi vs Mujo Dapcevic ( MNE ) 6:3, 6:1,

½ finale Maliq Dervishi vs Alen Sinanovic ( MNE ) 6:3, 6:1,

Finale Maliq Dervishi vs Rajko Smolovic ( MNE ) 7:5 , 6:4,

Sot në program janë ndeshjet gjysëmfinale në kategorinë e çifteve , ku Dervishi me bashkëlojtarin nga Podgorica Dalibor Saban do të mundohen të arrijnë deri tek finalja e kësaj kategorije.

 

Klubi i tenisit Belevue – Ulqin