Gjukanoviq: E kemi njohur Kosovën, shqiptarët e kanë të qartë për kë do të votojnë të dielën

October 13, 2016   | Shtypi / Mediji
gjukanoviq-ulqinKryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq thekson se kundërshtarët e Malit të Zi të pavarur dëshirojnë që humbjen në referendumin e para 10 vjetësh ta kthejnë në fitore në zgjedhje.
Gjukanoviq, në fushatë parazgjedhur të DPS-it të mbajtur në Tuz, ka thënë se në zgjedhjet e së dielës nuk vendoset se kush do të jetë në pushtet, “por a do të ketë Mal të Zi”, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se një pjesë e opozitës paralajmërojnë pengimin e Malit të Zi në rrugën drejt NATO-s, që sipas tij, është dëshirë atyre që vetëm të keqen ia dëshirojnë Malit të Zi.

Gjukanoviq e ka quajtur të çuditshme idenë e atyre që paralajmërojnë tërheqjen e vendimit të Malit të Zi për njohjen e Kosovës dhe atë në momentin kur Beogradi dhe Prishtina janë ulur në të njëjtën tavolinë, bisedojnë dhe nënshkruajnë marrëveshje.

“Nuk e kemi marrë vendimin për njohjen e Kosovës që dikujt t’i sjellim dëme, veçanërisht ndaj Serbisë mike, por vetëm e kemi pranuar realitetin që sot e pranojnë të gjithë”, ka thënë ai.

Pas gjithë këtyre, sipas tij, në Malësi, ku jetojnë shqiptarët etnik, nuk mund të ketë dilema se si do të votojnë shqiptarët të dielën. /Lajmi.net/