Nika: Kujdes kjo nuk është film edhe pse jemi film…?!!

October 13, 2016   | Opinione

Simpoziumi Shkencor Mbrotja dhe Konservimi i Qendrueshëm i Qytetit të vjetër – Kalasë së UlqinitShkruan Muhamet Nika

Kujdes kjo nuk është film edhe pse jemi film…?!!

( një vështrim rreth  simpoziumit të mbajtur në Kala…)

Interesantë kjo puna jonë në Ulqin, tash sa kohë po mundohem të gjejë njerëz që nuk janë “ ekspertë” të te gjitha punëve ,por këtu  te ne nuk po i gjejë. Ne si duket u bëmë të gjithë eksperta…?!

E ne , e di fare mirë që  nuk jemi Egjipt, ku në aeroportin e Kajros, shohim që sapo arrin të pret parulla : Mirë se vini, kështu si ti kemi mjaft…?! Me sa duket  kjo  ka kuptimin , nëse je i urtë e shkencëtar në Egjipt kemi sa të duash, po edhe nëse je kastravec  e budall… , përsëri kemi sa të duash…?!!

Kur lexuam lajmin se: Në  Ulqinit u hap Simpoziumi Shkencor Mbrojtja dhe Konservimi i Qëndrueshëm i Qytetit të Vjetër….” si  fryt bashkëpunimi mes Komunës së Ulqinit dhe Fondacionit Kulturor Shqiptaro-Amerikan, me partnerë  tjerë lokalë..”, na lindi kërshëria  të pyesim : Kush thua  se ishin dhe nga ishin  shkencëtarët dhe  akademikët  e  tubuar për arkeologji në Ulqin, kur as vetë shteti i Malit të Zi, nuk ka  arritur të ketë një institucion të kësaj fushe – fakultet arkeologjie..?!!

Simpoziumi Shkencor Mbrotja dhe Konservimi i Qendrueshëm i Qytetit të vjetër – Kalasë së Ulqinit-1

Pasi shteti   e ka të  miratuar ligjin për punë krijuese  të pavarur e  hulumtime shkencore të individëve  të  dalluar i cili u njeh  të drejtën e hulumtimit të pavarur  personave të këtillë -qysh në kohën e Enverit ,  mendova se në mungesë të tyre mund të jenë të ftuar nga Shqipëria  akademikë të shtetit amë. Sepse fundi i fundit edhe sikur Kalaja e Ulqinit , të mos dominohej nga shqiptarët ose të mos administrohej nga shqiptarët , studiuesve shqiptarë u takonte  gjithsesi  të ishin në simpozium , pasi Ulqini është kontakt  zonë arkeologjike iliro-shqiptare.

Mos të harrojmë edhe  faktin që në këtë punë nuk ka improvizime kulturore dhe trillime shkencore  kur dihet  mirëfilli se rreth origjinës së  Ulqinit,  aktualisht kemi të bëjmë me teorinë aktuale  e  të pa argumentuar  të kontiunitetit (lidhshmërisë) iliro- shqiptare të qytetit të Ulqinit –si kulturë autoktone, dhe teorinë tjetër  sllave  që e mohon këtë origjinë…?!

Andaj – sipas neve , simpoziumi i cekur pa një meritum të duhur di të provokojë shkëputjen e kontiunitetit të diskutueshëm  të mundshëm  me lënien e hapësirës së lirë të gjuajtjes së teorisë tjetër sllave se shqiptarët nuk janë me origjinë ilire, por një grup njerëzish  që historikisht  lidheshin  ngushtë me një rrip toke në  luginën e  lumit Mat…?!! Pra  nëse krijimi i  shtetit  nënkupton edhe pasjen e  të drejtës  historike  në truall ( duke jetuar një kohë të gjatë në te), vërejmë që nisur nga ky fakt ,  as Rusia dikur  , nuk ishte kundër ekzistimit të një mini shteti (xhuxh) shqiptar  që  nuk i kalonte kufijtë e cekur…?!!

Ndërsa  kujtojmë  se në anën tjetër ,  mbretëria e karagjorgjeviqëve  pengoi  me dekret lëvizjen  ilire “ Ilirski Pokret” e cila  kroatëve  dhe territorit të saj iu mohonte origjinën sllave . Kështu ishin punët dikur dhe unë nuk jam duke parë që kanë ndryshuar as sot. Prandaj duke u marrë vetëm me anën formale vërejmë se struktura e të ftuarve lë shumë për të dëshiruar , për të mos thënë më tmerron për një simpozium …?!

Simpoziumi Shkencor Mbrotja dhe Konservimi i Qendrueshëm i Qytetit të vjetër – Kalasë së Ulqinit-2

Çudia e strukturës së të ftuarve

Edhe  pse ishin thirr shqiptarë, serb  e malazez, turq “ çerkez manoilla zez..”, mësuam që nuk ishin ftuar as arkeologë vendas( që nuk kemi shumë..), e  as njerëz   tjerë të liçensuar  për predikim(vas) në këtë punë- si prifti apo hoxha, por ashtu futja kot..?! Pra, si tha njëri “ ndaç shikoje me atë me xham , ndaç me atë pa xham, përsëri puna më dilte asnji san…?!

Më qartë duam të themi, mungoi ftesa për institutin arkeologjik të Tiranës , me të punësuar mbi 50 vetë të nivelit akademikë,  në fushën e arkeologjisë, plus ata të agjencisë për punë arkeologjike dhe  ata të departamentit arkeologjik të Universitetit të Tiranës e kështu me radhë.

Pa marrë parasysh qëllimin e mirë komuna nuk guxon të lëshohet në këso avanturash të donkishotizmit  i cili  çuditërisht  na pëlqen edhe pse nuk bënë.

Më habitë dhe njëkohësisht  më tmerron  indiferenca intelektuale  që heshtë  dhe përkrahë në heshtje fenomenin   duke i thënë  gjithë kujt “ puna e mbarë..”?!

Kujdes kjo nuk është film edhe pse  JEMI  film..?!!

Po duket  se kolektivisht  e paskemi harruar  atë populloren që thotë  : Nuk i ka hije shala magjarit…?!!

YouTube Preview Image