Nika: Një pyetje zgjedhore: Mirë apo keq është puna ?!!

October 14, 2016   | Opinione

Muhamet Nika, Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin Telefon-i: 068 264 122 Email-i : muhamet-nika@hotmail.com Albanski jezik- prof. Albanskog jezika Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipeShkruan Muhamet Nika

Çfarë tha hoxha  ke të votojmë në këto zgjedhje?

Me që tubimi  në xhami i  kësaj të premteje i ra të bëhej  shumë  pak  kohë  para  zgjedhjeve –pati  edhe nga  hoxhallarët  që  si duket u përkujdesen   për  të  udhëzuar   xhematin  e  vet   se kah duhet t’ia  mbajë  kësaj here  me votë. Kështu  edhe  predikimi (vasi) sot  u bë  rreth  faktit  se si duhet  të  sillet  myslimani gjatë procesit të votimit  kur  jeton si pakicë në një vend  jo mysliman- si puna  jonë  këtu  në Ulqin?!  Kjo sipas neve  ishte  rasti i parë që hoxha të përkrahë dike publikisht  në tubimin e të  premtes  haptas  në fushatë ..?!

Andaj edhe pyetja me të drejtë  nga ne shtrohet: mirë apo keq është puna…?!!

Sipas Hoxhës- shumica  e dijetarëve islamë,  ndajnë mendimin  se  besimtarët  , në situatën  kur  janë  pakicë … , duhet  të votojnë   ata njerëz- parti   të cilët  thërrasin  në të mirë  dhe ndalojnë  nga e keqja ( si të mesëm…) për të cilët  mendohet  se nesër   do e  çojnë  vendin   kah e mira.

Shumë punë e ngatërruar …?!

Shumë punë e ngatërruar  kjo për të konkretizuar  se  çka  është mirë dhe çaka  është keq të votohet .

Ai  duke  u munduar të  konkretizojë   çështjen  shtoi se “  myslimanet  në këtë  vend  janë shumë  mirë  dhe  bile  duhet  të  krenohen para vendeve tjera  në Ballkan , kur shohim se lirisht po përdorim shaminë  në vende publike  dhe  ata  i sheh  kudo , si në spital shkollë , komunë  etj.”

Pasi  dekretin  për   lejimin  e hixhabit- mbulesës ,  e nxori  qeveria  e Gjukanoviqit , dhe të cilës nuk  pamë se  i ndenjën  prapa ( komunistat-  partitë nacionale),   që  “harruan”  të paktën   të përshëndesin  aktin  ,   vetvetiu lë  të  kuptohet qartë  nga  falënderimi i hoxhës  se  në cilin mulli duhet të shkojë uji..?!!

Mirëpo edhe kjo  përmendje  metaforike e shamisë,  po duket  disa  i qiti  në siklet sepse  nuk e morën  vesh  qartë  hoxhën  , duke  kujtuar se kur u përmend  shamia  ish  fjala   te flamuri  shqiptar …. Deri  sa nuk u bindën  që “ shamija kombëtare..” ende    nuk  lejohet  të çohet në institucionet  publike  shtetërore në Ulqin….?!

Ah sa mirë  do kish  qenë sikur   hoxhallarët tanë   të ftonin popullin  shqiptar ë  të votojnë  partitë  shqiptare–  ashtu siç bëjnë  popat serbë   kur    nisin  mesazhe të qarta  popullit  ortodoks (Frontit) se duhet të votojnë si besimtarë  listën  serbe. …?!!

Me gjithë atë me sa duket “arrat “ sipas hoxhës  kësaj radhe  i mori Milloja…?!!

Themi  shumë punë e ngatërruar   kjo sipas islamit  ,  duke  mos u lodhur  se ku  e kemi lexuar në islam , po themi që na është  e regjistruar  në kokë  se  perëndia   ka thënë  që  “ Ne u ndëshkojmë  nga qielli, poshtë  këmbëve  tuaja  ose  iu ndajmë  në grupe shoqërore(parti) ..” dhe po shtojmë  mbysim njëri  tjetrin  me dorën   e vet.

Pasi  termetin ( ndëshkimin  poshtë këmbëve) e përjetuam  dhe  me ndarjen  në grupe shoqërore –luftën e mbaruam : O  Zot , bënë që përsëri ndëshkimi i radhës të jetë poshtë këmbëve ose grupet shoqërore( shumë  parti  me  lufta , por  jo nga qielli – AMEN…?!!

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„