Shqiptare te Malit të Zi, votoni – Video

October 15, 2016   | Lajmet / Vijesti

DEBATA POLITIKE MBI ZGJEDHJET PARLAMENTARE NE STUDIO TE TV TEUTA-ULQINShqiptare  te Malit të Zi une e kuptoj se ka shume prej jush te cilet jane edhe te zhgenjyer me  partit shqitare. Por ju mos haroni se keni te drejte qe te kerkoni  kandidate cilesore apo me cilesore neper listat e partive shqiptare. Gjithashtu ju keni te drejte qe te kerkoni shkarkimet e ndryshme te funksionareve te ndryshem. Ju gjithashtu e dini se nuk keni vetem nje parti shqiptare qe te mund te zgjidhni dhe te votoni. Ndersa nese ju do ti votoni kandidatet eventual “shqiptar ne thonjeza” te futur neper listat e partive malazeze dhe siç dihet kete ka gjasa qe ta beje me shume apo edhe ndonje parti tjeter malazeze, atehere  keta kandidate eventuale  do te jene deputete te asaj partie qe do te zgjidhen.Ne ketu jemi popull autokton  dhe shtetas te ketij shteti ndersa ne BE kane shkuar ne forma dhe menyra te ndryshme per te punuar dhe natyrisht  se bejne edhe  kariere politike.Sa per kariere politike atehere  hyni edhe ketu neper listat e partive malazeze,por ama atehere per “ceshtje dhe interesa shqiptare” mos na shisni perralla. Keshtu une mendoj se ju keni te drejte  qe te revoltoheni me ate qe ka ndodhur dhe me ate qe  po ndodh por ama do te ishte nje gabim edhe me i rende nese  nuk do te votoheshin partite shqiptare apo asnje parti shqiptare. Ky mendoj se do te ishte edhe nje gabim me i madh dhe me i rende. Natyrisht se une mendoj se ju duhet te vendosni vete per voten tuaj dhe te votoni ne radhe te pare  per ndonje parti shqiptare  e cila me pas dihet se do te beje apo jo koalicion me ndonje parti malazeze,por meqe jetojme ne demokraci,ju gjithashtu mund te votoni direkt edhe ndonje parti malazeze  edhe pse jeni shqiptare.Ne fund te fundit eshte zgjedhja e juaj. Ate çka do te votoni prej atij  do te duhet te kerkoni me shume llogari……

Prandaj nesër më 16 tetor do të mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare në të cilat të drejtë vote kanë 528,817 votues, prandaj votoni…….

Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor të Ulqinit Pjetër Lulgjuraj konfirmoi për televizionin Teuta se në Komunën e Ulqinit janë gjithsej 37 qendra votimi, të cilat do të hapen në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në 8.00 të mbrëmjes