Gëzim Hajdinaga nga Koalicioni shqiptar i Malit të Zi: Të rishikohet çështja e Demarkacionit

October 16, 2016   | Shtypi / Mediji

Gëzim Hajdinaga nga Koalicioni shqiptar me njië qellimNjë ditë para zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, Gëzim Hajdinaga, kryesues i Listës që përfaqëson koalicionin “Me një qëllim”, të përbërë nga Partia Demokratike, Iniciativa Qytetare-Tuz, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Lëvizja Qytetare “Perspektiva”, në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit ka folur për pritjet dhe rëndësinë që kanë këto zgjedhje dhe për bashkimin e forcave shqiptare atje.

Hajdinaga ka folur edhe për qëndimin e forcës së bashkuar shqiptare rreth Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi, ndërsa këto zgjedhje i ka vlerësuar si më të rëndësishmet pas referendumit për pavarësinë e Malit të Zi.

“Bashkimi i forcave në koalicionin tonë shqiptarë, gjithsesi është një hap para dhe, mos të harrojmë se shqiptarët këtu edhe kësaj here janë me tre lista (koalicione). Bashkimi është i rëndësishëm meqë këto zgjedhje janë edhe më të rëndësishmet dhe vendimtare për integrimet tona, do të thoja janë më të rëndësishmet pas referendumit për pavarësinë e Malit të Zi.”-tha Hajdinaga.

Gëzim Hajdinaga që ka qenë edhe ish ministër për të drejtat e pakicave në Qeverinë e Malit të Zi dhe ish-kryetar i Komunës së Ulqinit e tash kryesues i Listës shqiptare me moton ‘Me një Qëllim’, duke folur për Radio Dukagjinin, është prononcuar edhe për çështjen e Demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.

“Tek çështja e Deamarkacionit Mali i Zi – Kosovë, mendojmë se negociatat janë arma më e mirë e rishikimit të çdo pengese që mund të ketë në bisedimet ndërfqinjësore, por edhe mes vete. Unë uroj që kjo të shkojë në të mirë të të dyja shteteve pa u prekur asnje milimetër nga asnjëri shtet, por duke u verifikuar e vërteta. Çështja të zgjidhet edhe pajtimin e popullatës andej dhe këndej kufirit”,deklaroi Hajdinaga, për Radio Dukagjinin. /RTV Dukagjini/

Gëzim Hajdinaga nga Koalicioni shqiptar me njië qellim-1

Në Qendrën e kulturës, Koalicioni Shqiptar ,,Me një qëllim” mbajti promovimin përfundimtar, me pjesëmarrjen e një numri të madh të anëtarëve dhe simpatizuesve të tij. Me këtë promovim u mbyll me sukses fushata parazgjedhore dhe shpresojmë qe, më 16 tetor do të festojmë FITOREN! Në këtë promovim të Koalicionit Shqiptar ,,Me një qëllim”, folën krerët e partive politike dhe kandidatët për deputetë: znj. Suela Avdiu, z. Vasel Sinishtaj, ish deputet në Kuvendin e Malit të Zi, znj. Zana Sarvan, kandidate për deputete,një femër që sfidoi vështirësitë dhe mori guximin të hyjë në politikë duke qenë e suksehme në krye të punës, z. Mehmet Bardhi, kryetar i LD në MZ-së, ai që ishte i pari, luftëtari i palodhur për ngritjen e zërit në mbrojtjen e të drejtave politike, ekonomike, arsimore,kulturore e trashëgimore të shqiptarëve në Malin e Zi, z. Fatmir Gjeka, kryetar i PD-së, ish deputet në Kuvendin e Malit të Zi dhe ish kryetar i Komunës së Ulqinit dhe bartësi i listës, njeriu me një karrierë të begatë politike, ish ministër në Ministrinë për Popujt Pakicë dhe ish kryetar i Komunës së Ulqinit, z. Gëzim Hajdinaga..
Ju falënderojmë të gjithëve që na mbështetet që nga fillimi dhe dhashtë Zoti, përsëri së bashku të festojmë fitoren e madhe të Koalicionit Shqiptar ,,Me një qëllim”, me këngë, valle e plot gëzim!