Shënohet incidenti i parë zgjedhor në Ulqin

October 16, 2016   | Lajmet / Vijesti, Politika

Shënohet incidenti i parë zgjedhor në UlqinSot në orët e para të këtij mëngjesi zgjedhor nisën të qeta në Komunën e Ulqinit duke reflektuar edhe fushatën zgjedhore e cila u karakterizua gjithashtu nga qetësia. Megjithatë nuk ka vonuar dhe është raportuar edhe incidenti i parë i këtyre votimeve, raporton portali Lajm.me.

Nga terreni raportohet, se pranë qendrës së votimit Palma, është hequr në mënyrë të paautorizuar nga personal të paidentifikuar një poster i madh vendosur në billboard-in e gjendur aty pranë. Pas kontaktimeve nga redaksia u mësua se shqyerjen e posterit nuk e kishin bërë as komisioni zgjedhor dhe as kompania e marketingut që e kishte vendosur.

Bëhet fjalë për billborda që nuk janë pjesë e marketingut elektoral sepse nuk përmbanin shenja partiake apo slogane elektorale por thjesht një fotografi të ish hotelit “Galeb”. Ky veprim nuk duket si i rastësishëm, por me një qëllim, pasi edhe në zgjedhjet e kaluara posterat me përmbajtje të njëjtë u përdhosën nga persona të paidentifikuar.

Shpresojmë që ky akt i shëmtuar, të jetë më i pakti në këtë ditë zgjedhore të rëndësishme për shqiptarët. Shqiptarët në këto zgjedhje parlamentare sërish garojnë të përçarë duke kandiduar në tre lista të ndryshme edhe pse përbëjnë vetëm 5% të popullsisë së Malit të Zi. Ngelet për të parë në fund të ditës së sotme se cila prej listave konkurruese Koalicioni “Shqiptarët të Vendosur”, “Me një Qëllim”  apo “Lidhja Demokratike Shqiptare” ka për të marrë primatin si koalicioni politik më i fuqishëm shqiptar në Mal të Zi.

Më poshtë po ju përcjellim billboard-in në fjalë para dhe pas shqyerjes.

Shënohet incidenti i parë zgjedhor në Ulqin-1

8:30- U Ulcinju je zatvoreno biračko mjesto broj 36, zbog postojanja duplih brojeva na glasačkim listićima, saopštio CEMI. Opštinska izborna komisija je donijela odluku na licu mjesta da zatvori to biračko mjesto.

Izvor: CDM