Nika: Liderët shqiptarë pas humbjes, le të ndjekin shembullin Pajoviqit me dorëheqje… ?!!

October 17, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Predstavnici albanskih stranaka (Foto: Luka Zekovi?)

Shkruan Muhamet  Nika

Llogaria e shqiptarëve në këto zgjedhje  ishte katastrofë …, se pse  po shihet që  çdo njëra  nga tri listat shqiptare  , i çuan  “ prej  mendjes së  madhe..” më të paktën nga 1500 vota”të djegura “–partive  qytetare   serbo çetnike  edhe pse ishin mirë të informuara për këtë që ndodhi  NGA PËRVOJA E  KALUAR.

Vetëm  koalicioni i partive , …. ME NJË QËLLIM, i  çoi diku 3500 vota  te ndonjë çetnik që nuk fitonte pa ne (këto vota) …?! E  na del se mbi  5 mijë shqiptarë paskan votuar serbomalazezët…?!

Nga ana e tjetër  del që të jetë shkrirë   komplet  elektorati i Udsh-së…, ose  gjysma e Forcës- që edhe kjo ka  tepër mundësi..?!!  Tërë kjo  që ndodhi  do të duhej t’i bënte të skuqeshin si liderë dhe në të mirë të partive që drejtojnë  të gjithë  tok…,  të japin dorëheqje  si zoti Pajeviq. ..?! Shembullin e kanë të qartë…, duke mos ndjekur shembullin e Bardhit, i vetë shpallur  lider i Lidhjes, pa vota të cilat  duket se ia mori sekretari i parë i Lidhjes –Nikollë  Camaj, lista e tretë- 1500 vota…?!

Për gjithë këtë që themi – rreth ligjit aktual diskriminues del që  janë fajtorë garnitura  e më poshtme e deputetëve   të cilët kur u miratua ligji në parlament…,  u pa se  vetëm Genci qeshte dhe qeshja po i vazhdon, në raport me tjerët- Ai  din se si  iu drodhi…?!!

Disponimin e atëhershëm   të deputetëve shqiptar  e shprehnin  fytyrat  si  në fotografi – ditën e miratimit të ligjit?! Fjala është për Kohën  kur  ligji po kthehej nga komisioni i venecias në të cilin shqiptarët nuk u ankuan te evropianet-  ashtu si opozita tjetër dhe na del se ligji është brenda standardeve evropiane… ?!

Zoti vonon po nuk harron- fitues moral  nga listat shqiptare  është Nikollë  Camaj?!

Ky pasi e injoruan  deri në kulm dhe mbase  mund të thonë se ky e ka fajin , sepse “i dogji 1500 vota”, konstatimi nuk qëndron sepse e përzunë  secili në formën e vet dhe e injoruan e më së shumti  Mehmet Brdhi.

Cekim se Nikollë Camaj del të jetë  sekretari i parë i lidhjes demokratike i zgjedhur në Kuvendin  Themelues  të  Kodrave – viti 1990 ,  ku nuk shohim të  ishin asnjë nga ata që garuan në listat zgjedhore. Në se  të rrenë dhia- i thonë një fjalës popullore   , nuk të rrenë briri…?! Shih më poshtë faksimilen e aktit të themelimit  të Lidhjes Demokratike Shqiptare në Mal të Zi.

Duket e pa besueshme por kështu ish…?!!

Dokumenti i LDMZ

Muhamet NikaSudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin

Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin

Telefon-i: 068 264 122

Email-i : muhamet-nika@hotmail.com

Albanski jezik- prof. Albanskog jezika

Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„