Shqiptarët në Mal të Zi mbesin vetëm me një deputet

October 17, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Zgjedhjet ne Mal te Zi 2016Pas numërimit të 77 për qind të votave, partia e Millo Gjukanovit, DPS, po shkon drejt fitores së sigurt, por pa fituar shumicën për të krijuar e vetme qeverinë e re.

DPS-ja ka marrë 41.1 për qind të votave ose 36 mandate, derisa Fronti Demokratik 20.4 për qind, ose 18 mandate, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, shqiptarët në fillim të numërimit të votave i kishin dy deputetë, mirëpo tash kanë mbetur vetëm me një.

Bëhet fjalë për koalicionin Forca që ka grumbuluar 4500 vota ose 1.20 për qind, derisa koalicioni tjetër shqiptar është afër, mirëpo jo mjaftueshëm për të siguruar një mandat. Ky koalicion ka 3500 vota ose 0.9 për qind.

Pra edhe një herë përçarja e shqiptarëve në Mal të Zi pritet t’i lë sërish ata me vetëm një deputet shqiptar në Parlamentin e ri të Mali të Zi.