Nika: Mbi 7 mijë zgjedhës në Ulqin kundër politikës nacionale…?!!

October 18, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Votimet ne Ulqin

Rezultatet e votave ne Mal te Zi 2016-Ulqin

Kliko ne Foto

Burimi Cemi.org.me

Shkruan Muhamet Nika

Nisur nga e kaluara  e vitit 1994  , kur lindi konflikti katund qytet –  brenda  Lidhjes…, në Ulqin,  koha e Bardhit  njëkohësisht  kryetar  partie  e  kryetar komune  , ulqinakët   u tërhoqën nga zgjedhjet  duke i bojkotuar ato  dhe falë kësaj , pushtetin përsëri e fitoj Bardhi?!  Diçka ngjashëm si sot..?

Me këtë abstenim  Bardhi  kujtoi, se  e rregulloi punën  njëherë e përgjithmonë  me  ulqinakë,  por në zgjedhjet e radhës u formua UDSH e cila dalëngadalë- por sigurt, me  bojkotuesit e dikurshëm    e qiti Bardhin jashtë loje.

Me këtë, duam të themi  se teoria e bojkotit  që ngjau sot   në Ulqin nuk është e huaj , por është e menduar  dhe e  sprovuar nga  subjekti i dytë,   kurse përgjegjësinë për këtë , kësaj radhe  si duket e mori  ish këshilltari i Forcës- Mentor Llunji me një analizë të vetën. Ai   bojkotin  u mundua ta shpjegoi  me agjërimin…?!

Kështu pamë se    ata që abstenuan – pro grupit të Llunjit ,  doli të jenë 6948 votues . Ndërsa ngjau  që numri i  atyre që votuan kundër (anuluan votën )  në këto zgjedhje të  ishte gjithsej  186  dhe në krahasim me ata që abstenuan  ishte i pa konsiderueshëm…?!  Këtë mendim e përkrahem edhe ne si teori.

Por  J . Krishna- Murti, thotë se për kuptimin e fenomeneve shoqërore    nuk është i rëndësishëm masiviteti i  një ideje , por rëndësia e saj..?!!

Këtu në tabelë po sjellim  përveç  tjerash  edhe numrin e  bojkotuesve nëpër  vend votime që ishin   pasivë  6948 dhe atyre aktivë 186…?!!

Me gjithë  atë – falë zotit  , numri  i vend votimeve , ku thirrja dhe motivimi për të dalë  në votë , sipas principit : Parti -Enver ,  Jemi gati kurrë do herë – që injoroi bojkotin …, nuk ishte  i konsiderueshëm – Dhe kështu dalje 100%  në votë patëm vetëm në vendvotimet  nr. 10 – 18-23-25-26 dhe 36 ..?!!

Për  fund po arsyetojmë  që sikur  dalja të kish qenë aktive- kundër , pasi ligji ishte diskriminues për shqiptarët, nuk  do  ishin djegur  5 mijë vota shqiptare…,  ndërsa  as deputeti i Forcës  nuk do kish qenë i rrezikuar  sepse  pati ngarkesë  diku  rreth 400 vota…. Kurse  nga ana e tjetër  mandati  i të dytit- listës së dytë  ishte shumë më  larg për tu fituar ( sipas neve  më shumë se  disa qindra vota) , sepse  fitimi i tij  dihej se varej  nga shkalla e  përqindjes së lartë  e daljes në nivel shtetëror.

Pra n ga ana e tjetër, gjithsesi  dalja dhe anulimi i votës  do kish krijuar që DPS- të mos kish , Psh. 36 deputet , por 35…?!

Ja pra, indirekt  pse  themi se teoria e bojkotit  – mos dalja i shkoi në favor Millos…, po të ishte  bërë  me vetëdije , nuk ka problem , kurse  nëse kjo mungonte atë herë i vjen erë manipulimi…?!!

Origjinali-i-votimeve-komuna-Ulqinit

Muhamet NikaSudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin

Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin

Telefon-i: 068 264 122

Email-i : muhamet-nika@hotmail.com

Albanski jezik- prof. Albanskog jezika

Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„