Komuna paguan faturën e PDS-së në një restorant në Katërkollë – Vijesti

October 19, 2016   | Ekonomia / Ekonomija

Komuna paguan faturën e PDS-së -RACUN-FATURA-Sead-Osmanovic-Ulcinj_UlqinFesta e përkrahësve të PDS-së në një restorant në Katërkollë, me rastin e pritjes së shefit të partisë Millo Gjukanoviq në ditën kur kjo parti kishte promovimin parazgjedhor në Ulqin, kushtoj 2.290 euro, ndërsa fatura është paguar ose do të paguhet nga arka e qytetit.

Në faturë, në rubrikën “lloji i prodhimit dhe shërbimit”(vrsta proizvoda i usluga) shkruan “koktej me rastin e vizitës së M.Gjukanoviq”(Koktej povodom posjete M.Djukanovica). Me këtë komuna ka pranuar detyrimin e vet që të paguajë faturën.

Përveç nënshkrimit të pronarit në faturë është edhe nënshkrimi i sekretarit për buxhet dhe financa Sead Osmanoviq, i cili është funksionar i lartë komunal i PDS-së. Për “Vijesti” këtë gjë e pohoi edhe pronari i restorantit.

“Kryeministri nuk ishte tek unë, ishin të tjerët”, tha ai mbrëmë për “Vijesti”. Shefi i PDS-së në Ulqin Loro Nrekiq tha se fatura ishte 229 euro, e jo 2.290. “Dikush mesiguri dëshiron të bëjë ndonjë bum dhe të na dëmtojë. Nëse dikush ka falsifikuar faturën, ekzistojnë institucionet e sistemit që merren me këtë punë”, shtoi Nrekiq.

Mbrëmë vonë, pronari i restorantit tha se fatura nuk është paguar, por që vlera e saj ishte 290 euro.

Se a e ka paguar Komuna faturën e PDS-së në Katërkollë asgjë nuk dinë as kryetari Nazif Cungu, Forca e të cilit është partner i koalicionit me Gjukanoviqin në nivel shtetëror dhe lokal.

“Asnjë virman nuk e kam nënshkruar dhe nuk di për çfarë fature bëhet fjalë”, tha Cungu./Ul.info