Nika: Të hane nadje krisi pushka – Hajdinagës na pull mushka ….?! Në Ulqin mungojnë kuponat kontrollues për 2175 vota..?

October 19, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Humbin kuponat kontrollues TE VOTIMIT-ULQINLista  tabelare  e zgjedhjeve që na ra  në  dorë( me kusht që të jetë e vërtetë…) e cila qarkulloi ndër anëtarë të partive,  dëshmon parregullësi të mëdha  në zgjedhje . Mësohet se  lënda  i  kaloi  prokurorisë- me kërkesë të Mansit….?!

Shih rubrikat e nënvizuara nga ne me ngjyrë portukalli  forcojnë konstatimin…?!!

Në se është ndryshe kërkojmë falje publike…?!!!

Këtë shkrim vendosëm ta bëjmë kur analizuam disa tituj  kontraverz rreth zgjedhjeve për të ardhur deri te e vërteta?!! Shih titujt:

 

Zgjedhjet: PARTITË SHQIPTARE PËR HERË TË PARË NUK KANË SHUMICËN NË ULQIN

 

“KKZ: NË ULQIN ZGJEDHJET KALUAN NË RREGULL

Posted by: Admin on October 18, 2016 in Politikë Leave a comment

“…. anëtarët e këshillave zgjedhor kanë nënshkruar proceset për çdo vendvotim.

Me këtë kanë vërtetuar se zgjedhjet ishin fer dhe demokratike”, thanë ato”

“MANS: PËR SHKAK TË PARREGULLSISË DORËZOHEN DY PADI NË ULQIN

Posted by: Admin on October 17, 2016 in Sociale Leave a comment

Nga Rrjeti për afirmimin e sektorit joqeveritar (MANS) u njoftua se për shkak të parregullsive dhe lëndimit të të drejtës zgjedhore gjatë ditës së djeshme u dorëzuan dy padi penale për vepra të bëra në Ulqin.

Nuk u tha për cilat parregullsi bëhet fjalë dhe as kush janë personat që u lajmëruan në Prokurorinë speciale shtetërore.”

 

Për këtë nga  këndi  im  kam të shtoj vetëm edhe një lajm të cilin e pashë të postuar  në do faqe sociale ku njëri nga anëtarët e komisionit zgjedhor , po BETOHEM dhe po  them : më lënçin veshët  dhe sytë, nëse nuk tha që “ komisioni qendror  hetoi   10 fletë  votimi me numër rendor të njëjtë..?!!

Po kërkoj ta gjejë përsëri këtë lajm , por  nuk po e shoh kund( qenka hequr..)?!! Nëse kjo është e vërtetë , i bie që  një person ka pasur të drejtë vote  10 herë..?!!

 

Cila është enigma e Mansit..?!!

Me siguri  që një institucion  si Mansi, nuk ia lejon vetës të padisë dike , për pa rregullsi në prokurori edh pse për “ shqiptarët e Hajdinagës  në komision…”,  çdo gjë ishte në rregull …?!!

Humbin kuponat kontrollues…?!!

Tash më si i regjur ..”  në këto punë. Poshtoj se  kur  një aktivisti  të partisë ia mora tabelën  me rezultatet e zgjedhjeve “  të drejta e fer..”?!, pash se për 2175 vota , mungonte kuponi kontrollues  në vend votimet : Darzë(13), Osmanoviq (Brajshë- nr.15) në  Krythë ( katërkollë- BL. Nr 21), në objektin Avdiq( Megjyreç .nr 25, ku  nuk mungon  kuponi kontrollues – por  numri i votuesve që duhen doemos të përputhen në kolonë…?!

 Në vendvotimin,  nr .26 vërejmë se   përveç  numrit të kuponit kontrollues , mungojnë  edhe 4 rubrika tjera…?!! Në vendvotimin  36,  Sadikoviq( Ranë, Ulqin), ku mungon numri i atyre që bojkotuan zgjedhjet  bashkë me kuponin kontrollues, ku supozojmë se dolën 8  fletëvotimi  me numër të njëjtë- thjeshtë  krijohet dyshimi se  një njeri  ka  votuar 8 herë..?!!

Çka është  kuponi kontrollues…?!

Në momentin  kur hapet procesi i votimit në vend votim – kryetari i  komisionit   në prezencën  e anëtarëve  tjerë dhe votuesit të parë – hapë kutinë e votimit  dhe qet në te kuponin kontrollues, për tu siguruar , si  thonë  fjalës  nëse kutia  kish ardhur e zbrazur ( dhe jo me  barrë- haha-hata…), dhe në fund kur kryen procesi i votimit – përsëri kërkohet kuponi kontrollues, nëse përputhet me fletëvotimet e përdorura.  –

Pra nëse dikush( na e futi…, ose na e xorri  mor aman..)?!

Mansi , për këtë punë po duket  dyshon se këta të komisionit zgjedhor  nuk e kanë hetuar në vendvotimet  e  cekura se kush “ia  futi  kujt ..“ dhe as kush “ ia xorri…”?!

O nënat e mija dhe nënat e tyre… mor aman- po e kam thënë unë që nuk bëjnë për këtë punë dhe pikë…?!!

 

Muhamet NikaSudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin

Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin

Telefon-i: 068 264 122

Email-i : muhamet-nika@hotmail.com

Albanski jezik- prof. Albanskog jezika

Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe

Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„