Arben Ratkoceri: Shqiptarëve të Maqedonisë do ju ndodhë scenario Ulqini

October 20, 2016   | Rajoni / Region

Arben Ratkoceri-1Themeluesi dhe drejtuesi i gazetës Koha Arben Ratkoceri, në emisionin Clik Plus ka pohuar se shqiptarëve të Maqedonisë me shumë gjasa do ju ndodhë skenari i shqiptarëve të Malit të Zi, njofton Tetova sot.

“Duke analizuar rrethanat politike në të cilat po ecë vendi dhe vetë ne shqiptarët, mendoj se më shumë gjasa do të na përsëritet skenari i partive politike shqiptarë në Mal të Zi kur të njëjtit duke u shpartallua në disa lista zgjedhore, pësuan fiasko. Kjo do të ndodhë edhe tek ne sepse deri më tani shqiptarët në Maqedoni priten të dalin së paku me katër lista zgjedhore, 1. BDI, 2. PDSH, 3. LR-PDSH / UNITETI/RDK, 4.BESA/PPD/RDK e Fadil Zendelit.”, ka pohuar Ratkoceri, raporton Tetova Sot.