Abazoviq: Ne i ofrom pakicave postin e kryeministrit

October 21, 2016   | Politika

Abazovic-Kluc-CGMbas vendimit që nuk do të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve, e pastaj mesazhit të Frontit demokratik që do të përkrahin Qeverinë pakicë në të cilën nuk do të jenë as ato dhe as PDS-ja, opozita tani pret vendimin e partive pakicë si dhe përgjigjet nga Prokuroria speciale, nga të cilët, siç tha për Antena M Dritan Abazoviq nga koalicioni Çelësi, do të varet ndërmarrja e hapave të mëtejmë, raporton portali Ul.info.

“Partive të popujve pakicë iu dërgua oferta voluminoze. Jemi të gatshëm të përkrahim qeverinë ku ato do të bëjnë boshtin dhe në të cilën ato do të kishin të gjithë resorët të cilët mendojnë se i takojnë, duke përfshirë këtu edhe vendin e kryeministrit. Ato do të vendosnin se a dëshirojnë Qeverinë me subjektet tjera qytetare nga opozita apo Qeverinë e përbërë nga ekspertët. Këtë ja lëmë atyre të vendosin”, theksoi ai.

Sipas fjalëve të tija, vetëm kjo lloj qeverie do të mund të organizonte në të ardhmen zgjedhjet e drejta. “Pra, presim deklarimin e Prokurorisë speciale dhe të partive të popujve pakicë të cilat do të negociojnë edhe me anën tjetër mbas ç’gjëje do të sillet vendimi për hapat e mëtejmë”, shtoi Abazoviq.