Mehmeti: Shqiptarët në Malin e Zi, në zgjedhjet parlamentare dolen të humbur !

October 23, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Esat-Mehmeti-gazetar-i-radio-Ulqinit-1Shkruan;

Esat Mehmeti, gazetar në Radio Ulqin

 

Shqiptarët në Malin e Zi, në zgjedhjet parlamentare dolen të humbur !

                                               (   ÇKA KANË MBJELLUR, KANË KORRË !  )

 

Zgjedhjet  parlamentare  të cillat u mbajten ditë më parë në Mal të Zi, nuk kanë përmbushur pritshmeritë e duhur. Nuk kënaqen asnjë subjekt politik, nga se rezultati i tyre nuk  dha  asnjë fitues absolut. Këtu, në mesin e  të pakënaqurve, padyshim janë shqiptarët-subjektet  politike shqiptare. Kështu, ne duhet të kënaqemi vetëm  me një mandat të fituar në parlamentin e ardhshëm.

Çudia më e madhe, në skenën politike qendron në Ulqin. Këtu, për të parën herë nga mbajtja e zgjedhjeve, subjektet politike shqiptre nuk e marrin shumicën e duhur të votave. Shqiptaret në Malin e Zi, në zgjedhjet parlamentare garuan të nadarë, në tri lista  zgjedhore. Është e pakuptimë, por s’ishte e papritshme !. Realiteti është ky që është. Për hërë të parë pas 26 viteve pluralizëm, në Ulqin, shqiptarët janë humbës. E keqja qëndron mes nesh. Me fajin e “liderëve” tanë. Andaj, me të drejtë shtrohet pyetja, këtu diçka çalon ?. Diç nuk shkon ashtu si duhet. Në radhë të parë, diçka nuk është në rregull me ne !. Po, pikërisht me ne, me udhëheqësit tanë, të cilët e kanë ndarë dhe përçarë  elektoratin vetëm e vetëm duki i ndenjur besnik  huqeve dhe inateve personale, andaj, këta e kanë edhe përgjegjësinë më të madhe. Këta  e kanë përçarë kaq shumë shoqërinë, sa që kundërshtarët politikë e urrejnë njëri-tjetrin. Se sa larg shkon kjo “lojë” e kundërshtimeve mes tyre, tregon bilanci i fundit i zgjedhjeve . Subjektet  politike shqiptare në Ulqini, nuk e kanë  shumicën. Janë të humbur !.Ky është edhe një testim i mirë për të gjithë ato që duan të shohin e dëgjojnë !!!. Shqiptarët në Malin e Zi janë të humbur !”Çka kanë mbjellë, kanë korrë ”  thotë një fjalë e urtë popullore. Ose , kush mbjellë urrejtje, urrejte do të korrë ! .

                             Politika e përçarjes, nuk i kontribon të ardhmes.

Nisur nga përvoja disavjeçare, nuk është vështirë të përfundohet se subjektet politike shqiptare në Mal të Zi dhe më gjerë, janë të zotët për t’u ndarë e për t’u coptuar, por jo për t’u bashkuar e për të krijuar një krah të fortë politik. Këtë fakt e dëshmon më së miri ndarja dhe formimi i shumë partive politike, dështimi i koalicioneve etj.

                                

                                 Kur thehet qerrja,  “gjendet”  rruga !

Tani mbetemi në kohën e konstatimeve dhe të akuzave, duke harruar vet-veten  se për gjithë këtë  k a t r a h u a r ë  jemi ne fajtorë. Politikanët tanë duhet të jenë më të kujdesshëm, më të matur, më tolerues ndaj njëri-tjetrit, e jo sa herë inatosen, krijojnë parti të reja. Partinë nuk e krijon votuesi i theshtë. Partinë e formon ai i cili i ka shijuar atributet e saj. Partinë e themelon ai i cili nuk pajtohet me vendin e dytë, por dëshiron të jetë gjithmonë i pari. Andaj ,dhe jemi këta që jemi. Është e pafalëshme dhe kurrësesi nuk mund  të trajtohet ndryshe. Për hirë të së vërtetës, duhet thënë se tendenca  për të fituar, shumë pak ka pasur. E vërtetë është po ashtu së partitë shqiptare, varen shumë nga udhëheqësit e tyre dhe kanë mendime të polarizuara. Lideri i cili mendon vetëm për vetveten e nuk shqetësohet për të tjerët, ai i cili vë interesat personale mbi interesat e shoqërisë dhe synim jetësor ka realizimin e planeve të veta, atëherë edhe pritshmeria është  shumë e ultë. Ky sindrom ka depërtuar në çdo skaj të shoqërisë, por më i dukshëm është tek politikanët tanë. Pjesa dërmuese e politikanëve tanë janë të prekur nga ky sindrom i rrëzikshëm. Jemi dëshmitarë të gjallë të asaj çfarë po ndodhë këtyre ditëve në Ulqin. Po të vazhdohet me këto përplasje, është rrezik se çarjet do të vazhdojnë deri në themel.

Partitë politike shqiptare, tanimë  e kanë  shumë veshtirë të rikthejnë besimin e elektoratit zgjedhor shqiptarë. Por, pikërisht në lartësinë e  humbjes, ekziston edhe pak shpresë për përmirësimin e gjendjes. Në një vend ku njerëzit respektojnë vlerat, kanë  mundësinë të përmirësohen, mund të marrin  drejtimin e konsensusit ,të afrimit. Shpresa është fjala përfundimtare.

Lidrët  tanë, të bëjnë detyrën për të cilën janë votuar, për  forcimin dhe përmirësimin e pozitës  shqiptare, arritjen  dhe respektimin e të drejtave  dhe  lirive tona dhe pastaj të hidhen në strategjinë e politikës së madhe. Sepse kjo i shërben çështjes shqiptare.T’i lënë huqet dhe inate ,tl  marrin përgjegjësitë për detyrat që kenë marrë përsipër.Kjo i shërben çështjes shqiptare më mirë sesa gjithë deklaratat e bëra.