Nika: Ja përse nuk u përsëriten zgjedhjet – 2016…?!!

October 23, 2016   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Shkruan Muhamet Nika

 ( një analizë nga  këndi im)

Sipas  kodeve të  matematikës  së   politikës ekstreme  të zgjedhjeve 2016 , sikur    DPS të kishte , aq sa tha deri mbrëmë-  vetëm  35 deputetë e jo 36 –  sa  pranoi sot, DPS  atëherë në këtë rast  me  partnerët   e koalicionit  do kish  41 deputetë . Ky numër  do të ishte i mjaftueshëm për të formuar qeverinë  e re, por nuk do të ishte i pëlqyeshëm  sepse do t’i binte që nëse i pari  (alfa …)të jetë Gjukanoviq. Atëherë i fundit (omega  ) do të  ishte   një shqiptar…?! Kjo  kuptohet se  logjikshëm , krijonte frikën që ai-   MBASE doemos do, nesër do  kërkonte që   në qeverinë e re të ishte  njëri nga 4 ministrat e rëndësishëm shqiptarë….?! Dhe  kështu kjo nuk do t’i  hynte në punë ase si,  partisë në pushtet..?! Aq më tepër , kur ky mund të kërkonte zëvendës shefin e  policisë së fshehtë, prokurorit etj.

I frikësuar  që fitorja e këtillë  mos  të  ishte   si fitorja e Pirros.., dëgjuam e pamë  për tërë kohën, se   që në lajmet e para preliminare , të  orës 12 të mbrëmjes – natën e zgjedhjeve,    komisioni  ( Cemi..),  tërhiqte vërejtjen  se  Gjukanoviq –  vet kish 36 deputetë , kurse kohë pas kohe , si koalicion  përmendej  që kish  fituar 41,   42 apo  edhe  43 deputetë?!

Pra  me sa shihet – zgjedhësit dhe populli përgatiteshin për të 3 opsionet e mundshme- po t’i binte që     DPS-i, vetëm  të  kish 35 deputetë?! Kurse  në Ulqin si pamë patëm një komision zgjedhor komunal  me deklarata e punë  kaotik, që herë pranonte rregullsinë e zgjedhjeve e herë jo (me vendim unanim) -si ta kërkonte situata…?! Flitej edhe për mundësinë e anulimit të votës në 2 ose më shumë vendvotime , për t’i krijuar  favore  Hajdinagës …?! Por për këtë vendosej në kuorum , e jo në fakte  reale të rezultateve zgjedhore …?!!

Ky variant- i Hajdinagës  deputetë i dytë, si letër rezervë,  mbetej  sikur DPS të mos mund të mbronte të 36?! Që  në këtë situatë  nënkuptonte  se bënte dhe u  duhej  Hajdinaga   si  i 42- ti ?!

Në këtë realitet  qeveria nuk do varej  nga B(G)ISHTI i shqiptarit dhe ata do kënaqeshin  edhe me  një ministri të pa rëndësishme…, si në 96 , kur Hajdinaga (Udsh) u bë ministër .

Ngjarja atëherë  ndodhi  disi –sikur sot  edhe pse LD (unë) dy ditë festova si deputetë  i dytë, deri sa mandatin ,  nuk ma mori komisioni shtetëror i cili anuloi  votat  në një vendvotim  ushtarakësh në  Tivat dhe sipas ligjit të Mehmet Bardhit – të  bartjes së votave nga njësia  e madhe në të voglën dhe e kundërta – votat e vendvotimit të përsëritur  më përmbysen …, e  deputetin , në ven se unë , e fitoi një shqiptar  i DPS-it. Mekanizmi  i atëhershëm i “dredhisë   M. Bullatoviq – Bardhi..” , dha rezultat pozitiv për Dps-në , sepse dihej që votat nuk mund të kalonin nga njësia e dytë (vogël ) në të parën(madhen),  aq sa uji nga gypi i vogël  në gypin e madh..?! Dihej fare mirë se unë nuk kisha  pse pritsha  të  më votonte dikush   në Tivat.  E aq më tepër ushtarakët e armatës jugosllave , të cilët ishin mobilizuar, me të dëgjuar që një shqiptar   mund tu bëhej ministër i mbrojtjes : HAHAHA..?!!

E pastaj , kur mbetëm me një deputet  , ashtu si edhe Udsh –  për  disa dhjetëra  vota , shohim  që edhe postin  e   ministrit  ma mori  Udsh- fillimisht Junçaj  e më pas vetë  Hajdinaga  , kurse  mua  nuk më pyeti kush…?!!

Nuk  e thonë kot: Zoti, mbase  vonon, por nuk harron…?!

Kjo  kuptohet se ngjau , kur Bardhi , refuzoi funksionin e ministrit  të ofruar  nga kryeministri dhe  pastaj radhazi të  zëvendës ministrit , këshilltarit të ministrit e në fund edhe unë e  refuzova   Bardhin dhe rrugët  kështu na u ndanë…?!!

Muhamet-Nika-Mehmet-Bardhi

Foto : Nika – Bardhi  ..?!

Vazhdon :

HAJDINAGA   U  “ FLIJUA “  SI UNË NË  vitin 1996-  SITUATA  PO THUAJSE  PËRSËRITET…?!!