Abazoviqi u dërgon shqiptarëve një superofertë nga opozita proserbe në Mal të Zi

October 24, 2016   | Politika

Dritan-Abazoviq-Kluc-Celsi-Mali- i- ZiOpozita malazeze filoserbe i dërgon një ofertë të majme shqiptarëve dhe pakicave të tjera, duke përdorur si “krushk” deputetin Dritan Abazoviç.

Ulqinaku që mban një prapashtesë sllave në mbiemrin e tij ka deklaruar se i “kemi paraqitur një ofertë voluminoze” partive të pakicave, por pa precizuar se çfarë bëhet fjalë.

E siç mësohet nga burime pranë deputetit shqiptar, bëhet fjalë që Nimanbegut i është ofruar posti i ministrit të Transporteve ose të Ekonomisë, si dhe një numër shumë i madh punësimesh.

Opozita malazeze ka shpallur vendimin e saj se nuk e njeh fitoren e Gjykanoviçit dhe ka kërkuar një qeveri ekspertësh që do të përkrahej nga të gjitha palët, e që të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Abazoviç ka takuar deputetin shqiptar i cili është irrituar nga vendimi i qeverisë malazeze për mbylljen e maternitetit të Ulqinit.

Siç thuhet në një njoftim për shtyp të deputetit shqiptar, vendimi i qeverisë është diskriminues.

 

Deklarata e deputetit Genci Nimanbegu:

“Tani kur duhej te vinte lajmi se Materniteti i Ulqinit do te festoje  12 vjetorin me salle te operacionit, ne fitojme Vendimin se Ministria e Shendetesise do te nderpreje funksionimin e Maternitetit te Ulqinit i cili eshte duke bere nje pune sa te veshtire aq edhe humane.

Ky eshte nje Vendim i papranueshem dhe ne asnje menyre nuk do te kete perkrahjen time si perfaqesues i popullit. E denoj ashper nje tentim te tille dhe nje loje e cila vazhdon te perseritet me institucinet  shendetesore ne Ulqin.

Edhe gjate vitit 2014 dhe 2015 eshte propozuar centralizimi i Shtepise se Shendetit, duke dashur te behet rajonalizimin e saj, por kete akt diskriminues ndaj  qytetareve fatmiresisht e ndaluam dy here ne parlamentin e Mali te Zi.

Nese Ministria e shendetesise ka mjete te mjaftueshme qe te hapë institucione te reja shendetesore neper komunat tjera te Malit te Zi, per te cilat e pergezojme, sepse sherbimet shendetesore duhet te jene sa me afer qytetareve, atehere me e vogla qe mund te beje per perkujdesjen e njejte te banoreve te Komunes se Ulqinit, eshte qe te avancoje sistemin shendetesor ne Ulqin dhe te financoje funksionimin normal te maternitetit duke e kompletuar sallen e operimit, dhe venien ne funksion te se njejtes.

Ne kemi mjek cilesore dhe cdo dite e me teper po plotesohemi ne fushen e mjekesise, keshtu qe nuk lejojme qe dikush te na degradoje dhe te beje kete padrejtesi ndaj qytetareve te Komunes se Ulqinit.

 Ministria duhet tu jape mundesi te barabarte te rinjeve qe te specializohen ne klinikat me te mira edhe jashte vendit dhe jo te sjelle vendime te tilla te cilat ju humbin te gjitha shpresat mjekeve te rinj dhe ju pavleresohet mundi shumevjecar i shkollimit. Banoret e Komunes se Ulqinit duhet  te kene sherbime shendetesore me te rregullta dhe cilesore dhe jo tu nderpriten ingerencat e fituara”/tesheshi.com/